Ende nuk dihet pozita se ku do të luajë Neymar ndaj Liverpoolit


E martë, 18 Shtator 2018

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, nuk e ka treguar pozitën ku do të luajë Neymari në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Përballja e parë në Grupin C zhvillohet sonte (e martë) në Anfiled dhe është ndeshja kryesore e këtij grupi.

Strategu i Redsave, Jurgen Klopp, tashmë ka folur se sa e rëndësishme do të jetë për skuadrën e tij që ta ndalë sulmuesin brazilian që të mos pranojë topa.

Në ndërkohë, trajneri i PSG-së e ka mbajtur të fshehtë planin e tij se ku do ta vendosë 26-vjeçarin në fushë.

Deri më tani këtë sezon, Neymar ka luajtur në pozitën e numrit 10, si qendërsulmues dhe anësor i majtë. Ai pritet që të luajë në njërën prej këtyre tri pozitave, ndërsa vendimin do ta marrë Tuchel.

Robertson: Gjyqtarët të kenë kujdes me Neymarin

Trajneri ka konfirmuar se braziliani do të luajë kundër Liverpoolit, por ka refuzuar ta tregojë pozitën.

“Nuk do ta them, natyrisht. Ajo që është e sigurt është se ai do të luajë, por në cilin rol, nuk do ta them”, ka thënë strategu gjerman, njofton Telegrafi.

Etiketa: , , ,