Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ëndrra e brezit 1981 u bë realitet

Prizren Post | 14:05 - 11.03.2016

Prishtinë – Presidenti në pritje i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se demonstrata studentore e 11 marsit 1981 ishte një një shpërthim popullor për liri dhe pavarësi.


Ai ka theksuar se ëndrra për Kosovën e pavarur të atij brezi tani është realitet, transmeton Koha.net.

“Sot u bënë 35 vjet nga demonstrata studentore e 11 marsit 1981, e cila ishte pikënisje e të gjitha demonstratave që u organizuan gjatë këtij viti, me kërkesën kryesore për ta bërë Kosovën Republikë. Kjo demonstratë ishte një shpërthim popullor për liri dhe pavarësi. Ishte një revoltë e popullit tonë e ndrydhur në shumë breza, që më në fund solli edhe përmbysjen e ideologjisë dhe regjimit shtypës të Jugosllavisë. Ëndrra e brezit 1981 u bë realitet. Kosova sot është e pavarur, e lirë dhe sovrane”, ka shkruar Thaçi.


Arivisti Company