Erdoğan: 15 korriku është dita e çlirimit për të gjithë


E enjte, 11 Gusht 2016

erdogan

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu drejtuar qytetarëve që kanë marrë pjesë në tubimet në mbrojtje të demokracisë në rezidencën presidenciale në Ankara tha se “Kryeqyteti Ankara ishte një prej qyteteve tona të rralla që nuk kishte ditë të çlirimit. Dita e 15 korrikut bashkë me Ankaranë është dita e çlirimit për të gjithë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai u shpreh më tej se mbrojtja e demokracisë nuk kryhet vetëm në orë dhe vende të caktuara. Erdoğan ka theksuar se “Herët apo vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë një zgjedhje. Ose Turqinë ose FETÖ-n. Ose terroristin puçist FETÖ ose Turqinë, vendin e demokracie. Do të ndodhen në situatën për të bërë një zgjedhje të tillë.”

“Ne do ta mbrojmë demokracinë, lirinë, shtetin dhe të ardhmen në 24 orë të ditës, në 365 ditë të vitit në shtëpitë tona, në bizneset tona dhe në çdo vend. Kërcënimet, kurthet, tradhtitë, sabotazhet nuk janë të qarta se nga, kur dhe nga cili do të vijnë. Edhe sot në qytetin Şırnak kemi dëshmorë, edhe në qytetet Mardin, Diyarbakır ka shpërthime. FETÖ nuk heq dorë nga tradhtitë. Sapo e lënë këto e merr në dorëzim PKK-ja dhe pasi e lë kjo e merr DAESH. Ne e dimë se ato këtë formim, këtë moral kanë. Edhe ato këtë bëjnë, atë që kanë në formim në karakter”, ka theksuar presidenti I Turqisë.

Erdoğan ka vazhdua më tej: “Askush të mos bëjë llogari mbi këto territore të atdheut tonë. Ata që do e bëjnë këtë llogari do e paguajnë çmimin. Tani nga Kandili dikush bën deklarata sipas mendjes së tyre se do të zbresin nga zonat rurale në qytet, nëse keni për të ardhur keni edhe për ta parë. Këtë duhet ta dini kështu. Shpreh falënderimet qytetarëve të mi që i treguan gjithë botës lidhjen që kanë treguar me vendin dhe popullin e tyre në tubimet në mbrojtje të demokracisë me entuziazëm dhe me dinjitet. Shpreh që Allahu ta mbrojë dhe e bekoftë përgjithmonë vendin dhe popullin tonë. Tashmë po i vendosim një presje dhe ndërpresim tubimet në mbrojtje të demokracisë. Por nuk do të heqim nga zemrat dhe botët tona shpirtërore këto tubime.”