Erdoğan: 16 prilli është fitorja e të gjithë Turqisë


E hënë, 17 Prill 2017

Stamboll – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përmes një deklarate në rezidencën shtetërore Huber Köşkü në Stamboll, ka dhënë vlerësimet e tij për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi, raporton Anadolu Agency.

“Votimi nga populli për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese, uroj që të jenë për të mirën e popullit dhe vendit tonë”, ka thënë Erdoğan. “Turqia sot ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm i cili përmbys një diskutim 200 vjeçar të drejtimit të vendit. Ky vendim nuk është një vendim dosido. Ka të bëjë me një ndryshim shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtimit të vendit. Është dita kur është dhënë vendimi i ndryshimit”, ka theksuar Erdoğan në fjalën e tij.

“Falënderoj popullin i cili mori në dorëzim vullnetin e tij”

Duke vënë në dukje se sipas rezultateve që ende nuk janë zyrtare “po” ka marrë 25 milionë vota dhe se ka marrë 1 milionë e 300 mijë vota më shumë se “jo”, Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij tha: “Populli jonë me të vërtetë që ka treguar një maturi shumë ndryshe duke shkuar në kutitë e votimit. Me vullnetin e tij të lirë ka thënë ‘po’ për ndryshimet kushtetuese. Pa marrë parasysh se cila është ngjyra e votës unë dua të falënderoj çdo individ për vullnetin për të shkuar në kutitë e votimit.”

“Turqia ka forcë për zgjidhjen e çdo krize dhe problemi”

Ndërsa duke vënë në dukje se populli i ka dalë në mbrojtje të ardhmes së tij, Presidenti Erdoğan shtoi: “Turqia i doli në mbrojtje demokracisë së saj. Me ndihmën e Zotit ne do të zgjedhim çdo lloj problemi dhe krize. Turqia e ka një fuqi të tillë. Shembulli i fundit për këtë është 15 korriku.”

“Un dua të falënderoj gjithashtu ata që me mendjen dhe qëndrimin e tyre i thanë ‘po’ këtij referendumi. Për ne është shumë e rëndësishme që në këtë referendum doli ‘po’. 16 prilli është fitorja e të gjithë Turqisë me 80 milionë banorët e saj. Edhe qytetarët tanë jashtë vendit janë të rëndësishëm për këtë fitore.”

“Këto përfundime do të jenë lajmëtar i kohës së re”

Duke vënë në dukje edhe rëndësinë e votës “po” në rajonet e lindjes dhe juglindjes të Anadollit, Presidenti Erdoğan në vijim shtoi: “Nëse do të marrim për bazë votat e partive politike, në lindje dhe juglindje të Anadollit ka patur një rritje prej 10 pikësh. Uroj që këto përfundime të jenë edhe një lajmëtar për kohën e re.”

“Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e popullit”

Erdoğan ndër të tjera tha se “Që nga dita e nesërme, në vend që të diskutojmë gjëra jo të dobishme për vendin tonë, duhet të drejtohemi nga synimet tona. Në të njëjtën mënyrë edhe institucionet dhe vendet e tjera të botës duhet të pranojnë vullnetin e popullit tonë. Veçanërisht ata të cilët i kemi partnerë dhe aleatë. Kërkojmë që të zhvillojnë marrëdhëniet me në duke patur parasysh ndjeshmërinë që kemi për luftën kundër terrorizmit.”

Presidenti i Turqisë, pas deklaratës për mediat ka mbajtur një fjalim edhe përpara shumë qytetarëve të mbledhur pranë rezidencës ku ai qëndroi.

Presidenti Erdoğan ka thënë se në kohën në vijim deri më 3 nëntor 2019 kur do të mbahen dhe zgjedhjet e para presidenciale dhe të përgjithshme pas ndryshimeve kushtetuese,

Turqia dhe populli turk ka për të bërë shumë. Ndërsa ai vuri theksin tek qëndrimi i popullit në unitet dhe vëllazëri me njëri-tjetrin duke i falënderuar për këtë.

Etiketa: ,