Erdoğan: DEASH-i më shumë dëmton Islamin dhe muslimanët


E enjte, 17 Nëntor 2016

erdogan

Islamabad – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar në Islamabad se organizatat terroriste si Al Kaeda dhe pasardhëset e saj të pjesshme, si DEASH-i, janë marioneta në luftën kundër Islamit, raporton Anadolu Agency.

“Turqia aktualisht është duke udhëhequr një luftë shumë serioze kundër DEASH-it. Kjo luftë nuk zhvillohet vetëm në vend, por edhe në Siri dhe Irak dhe ne do të vazhdojmë pa mëdyshje, për shkak se kjo organizatë terroriste nuk ka asgjë të bëjë me Islamin. Ata janë duke dëmtuar Islamin më shumë se çdo gjë dhe kushdo”, tha Erdoğan.

Presidenti turk tha se organizata terroriste duke shfrytëzuar dallimet më të vogla mes muslimanëve përpiqen që të arrijë qëllimet e saj.

“Që muslimanët të çlirohen nga kjo e keqe dhe kjo situatë e vështirë, duhet të shmangim dallimet meth’hebike, etnike dhe të gjitha dallimet tjera mes nesh”, shtoi Erdoğan.