Erdoğan dhe Obama biseduan për ekstradimin e Fetullah Gulen-it


E mërkurë, 20 Korrik 2016

obama erdogan

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti amerikan Barack Obama kanë biseduar për ekstradimin e mundshëm të Fetullah Gulenit, liderit të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardh, Josh Earnest, njofoti se kërkesa zyrtare në lidhje me ekstradimin e liderit të organizatës terroriste Fethullahçi (FETO) ka arritur tek autoritetet amerikane dhe se ka filluar procesi i shqyrtimit të kësaj kërkese.

Ai në konferencën ditore bëri vlerësime në lidhje me tentativën e pasukseshme të FETO-s për grusht shteti dhe kërkesën për ekstradiminin e liderit të FETO-s, Fethullah Gulen.

Earnest bëri të ditur se sot në mëngjes Presidenti i Turqisë, Erdoğan dhe Presidenti i SHBA-ve Obama kanë zhvilluar një bisedë telefonike. “Presidenti Obama përsëri ka potencuar ‘përkushtimin e fuqishëm të SHBA-ve ndaj qeverisë së Turqisë të zgjedhur në mënyrë demokratike'”, tha ai.

Earnest theksoi se në bisedën telefonike dy presidentët kanë biseduar edhe në lidhje me ekstradimin e liderit të FETO-s Gulen. Ai njoftoi se dokumentet në lidhje me ekstradimin nga ana e qeverisë së Turqisë sot në orët e mëngjesin kanë arritur tek ata dhe se Ministria e Jashtme dhe e Drejtësisë kanë filluar të shqyrtojnë kërkesën.

Ai potencoi se aplikimi do të shqyrtohet në mënyrë të ndishme sipas pikave të marrëveshjes mes dy vendeve për ekstradim dhe ligjet e SHBA-ve.

“SHBA-të nuk i përkrah terroristët. SHBA nuk i përkrah njerëzit që bëjnë komplot për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli. SHBA-të janë të përkushtuar për sundimin e ligjit. Ne do të veprojmë në pajtim me procedurat e përcaktuara në marrëveshjen për ekstradim”, u shpreh Earnest.

Duke bërë të ditur se rezultati i marrë në fund të shqyrtimit të dokumenteve do të jetë plotësisht një procedurë ligjore, Earnest njoftoi se ndaj kësaj çështjeje edhe një gjykatës federal do të marrë pjesë.