Erdogan dhe Trump flasin në telefon për Khashoggin


E hënë, 22 Tetor 2018

ANKARA – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë pasur një bisedë telefonike për të biseduar rreth vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi, ka thënë zyra presidenciale turke.

Sipas deklaratës së zyrës presidenciale për shtyp, Erdogan dhe Trump janë pajtuar në rastin e Khashoggit se ai duhet të pastrohet në të gjitha aspektet.

Khashoggi nuk u pa që nga 2 tetori kur hyri në konsullatën saudite në Stamboll, raporton Anadolu Agency.

Pas disa ditëve që mohuan se di për vendodhjen e tij, Arabia Saudite të shtunën pohoi se Khashoggi vdiq gjatë një përleshje që ndodhi në konsullatë.

Në ditën kur u zhduk Khashoggi, 15 sauditë të tjerë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me dy aeroplanë dhe vizituan konsullatën, ndërkohë që ai ishte ende brenda, sipas burimeve të policisë turke. Të gjithë individët e identifikuar kanë lëshuar Turqinë.

Një ekip i përbashkët turko-saudit kanë përfunduar hetimet mbi këtë rast të enjten, pasi kontrolluan edhe rezidencën e konsullit të përgjithshëm si dhe konsullatën saudite në Stamboll.

Presidenti Erdogan më herët tha se do të bëjë një deklaratë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të martën gjatë takimit në parlament të grupit të tij.

Burimet gjithashtu thanë se biseda telefonike e dy liderëve përfshinte edhe temat për pastorin Andrew Brunson, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe udhërrëfyesin për Manbijin e Sirisë.

Etiketa: , , , ,