Erdogan: Gjermania vendi i fundit në botë që mund të flasë për gjenocid


E diel, 5 Qershor 2016

575369a96e592

Ai u shpreh se në të shkuarën e Turqisë nuk ka asgjë për të pasur turp dhe i bëri thirrje politikanëve gjermanë që mbështesin pretendimet e pa vërteta armene, që të hapin më mirë arkivat.

Erdogan, duke rikujtuar se ata që kanë sjellë në rend të ditës çështjen armene, kanë në historinë e tyre gjakun e miliona njerëzve të pafajshëm shtoi: “Ju drejtohem juve politikanëve gjermanë, nëse jeni të sinqertë, nëse jeni të drejtë. Ne kemi hapur të gjitha arkivat. Nëse keni, hapni dhe ju arkivat dhe të bëhen punime, pastaj merrni vendim. Por ju nuk keni guxim për këtë. Pasi por të bëni një gjë të tillë, ju e dini se sa do të turpëroheni”.

Presidenti turk i bëri thirrje edhe kancalares gjermane Angela Merkel. “2-3 ditë më parë thotë që do të bëjë çfarë të ketë në dorë. Vallë ajo që ke në dorë ti është që të mos marrësh pjesë në votim? Nëse do të silleshe e drejtë, do të kishe marrë pjesë. Një nga ato zonjat në parlament votoi kundër, vota e dytë në këtë drejtim do të kishte qenë e jotja dhe unë do të të duartrokisja”.

“Në fillim, Gjermania të përkufizojë edhe një herë Holokaustin. Të rishikohet edhe njëherë masakra e Namibisë” tha Erdogan duke shtuar se Gjermania që mbështet pretendimet të kota armene dhe pa bazë historike, nuk ka të drejtë të akuzojë Turqinë për një gjë të tillë.

Ai rikujtoi se në Turqi ka 50 mijë armenë që nuk janë nënshtetas turq, por Turqia nuk i përzë ata nga vendi ashtu siç bën Evropa. Turqia, ashtu si për sirianët, ka hapur krahët edhe për këta armenë.

“Çështjet aktuale në Turqi, ose merrini në shqyrtim me drejtësi, ose në të kundërt, Turqia nuk do të jetë më një mur mbrojtës për problemet e Evropës dhe do t’ju lejë vetëm ballë për ballë problemeve tuaja” paralajmëroi Erdogan.

Ai theksoi gjithashtu se Turqia nuk ka asnjë problem me vendet e Evropës dhe nënvizoi pritshmërinë e tij: “Bëhuni të drejtë”. /trt/