Erdogan më 14 maj vjen në Tiranë


E martë, 6 Maj 2014

Shqipëria po përgatitet për t’u bërë partneri strategjik i 17-të i Turqisë. Kryeministrat, Recep Tayyip Erdogan dhe Edi Rama do të anëshkruajnë shumë shpejt marrëveshjen e partneritetit mes dy qeverive bazuan në miqësinë e vjetër dhe vëllazërinë.

Nëse gjithçka do të shkojë mirë, atëherë më 14 maj, Erdogan do të udhëtojë për në Shqipëri bashkë me një delegacion që do të nënshkruajë disa marrëveshje të rëndësishme me Shqipërinë. Lajmi bëhet i ditur nga faqja informative turke “gazetea24”.

Pak ditë më parë në Tiranë ishte zv.kryeministri turk, Emrullah Isler i cili tha se, marrëveshje mes dy vendeve mund të firmosët në maj kur në Shqipëri të mbërrij Erdogan.

Shqipëria dhe Turqia kanë pasur historikisht marrëdhënie të mira por kjo do të jetë hera e parë që mes dy vendeve do të firmoset një marrëveshje oër partneritet strategjik. Turqia dhe Shqipëria do të firmosin gjithashtu dhe një Marrëveshje të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Strategjik me një volum tregtimi nga 400 milionë deri në 1 miliard dollarë.

Etiketa: , , ,