E hënë, 1 Gusht 2016
Me AKPartinë që 14 vite që jemi në qeveri nuk kemi lejuar që të digjet i njomi për të thatë kurrë. Lufta jonë ka qënë, është e do të jetë për Drejtësi e Zhvillim, për populin tonë, për vatanin tonë, Kushdo qoftë, i cilit mendimi qoftë siç nuk e kemi lejuar deri më tani edhe tani e tutje nuk do ta lejojmë të dëmtojë popullin e vatanin tonë.
Në qoftë se njerëzit e pafajshem që nuk kanë lidhje dhe nuk kanë investuar, ndihmuar e përkrahur tradhtarët e kombit, puçistët terroristë dhe strukturat paralele kundrejt shtetit tonë, të kontaktojnë me cilëndo parti dhe të shprehin ankimin e tyre. Se ne:
Kur bëhet fjale për vatanin tonë, popullin tonë, sovranitetin dhe demokracinë tonë, ne të gjitha si parti bëhemi bashkë, se ne jemi për ti sherbyer popullit tonë, për ta ruajtur e mbrojtur nga çdo e keqe qoftë popullin e vatanin tonë qoftë nga ndikimi nga jashtë apo nga brenda.
Të gjitha partitë parlamentare dhe jo-parlamentare unimalisht kemi arritur koncensus total në mbledhjen e sotshme (27/7/16) në Presidence. Që të gjithë së bashku të japim kontributin e mundshem për drejtësi, dhe të kemi kujdesin në maksimum që mos ta lejojmë të digjet i njomi për të thatë.
Të gjithë së bashku si popull i Turqisë, të gjitha forcat tona politike e jo-politike kemi bërë koncensus unimalisht, pa dallim partie, enticiteti apo sekti që; sdo ndalojmë deri sa ti pastrojmë tradhtarët, terroristët, puçisitët, hajnat e kombit tonë, për Turqisë këtë do ta bëjme të gjithë së bashku, dhe pa lejuar djegien e të njomit për të thatë. Këta informacione qe sot filluan te shkruhen e fliet nëper media janë nga burime të besueshme pranë presidencës dhe partive politike ku i kam konfirmuar ne maksimum.
Eshtë shumë interesante se ERDOGAN’i, një President i cili akuzohet nga disa vende që gjoja është diktator si ja arriti një koncensusi të tillë mbarëpolitik e mbarekombetar së bashku me të gjitha institucionet shtetërore, biznesin, istitucione private mediatike dhe ojq’të, që të realizojë eleminimit nga e gjitha shtrukturat shtetërore dhe totalisht si strukture organizative një strukture paraleliste e alternative ndaj shtetit njëherë e përgjithmonë.
Një lexim i shkurtër i historisë së Turqisë moderne kuptohet që një koncensus i tillë ndodhë për herë të parë pas themelimit të Turqisë moderne nga Mustafa Qemal ATATURKU.
Kjo po përflitet nga qarqe të ndryshme të Turqisë, por dhe sidomos nga intelektualë akademike opozitarë politikë, ku nënvizojnë që Turqia 2 here ka qene duke vdekë e fshi totalish nga harta e botës një herë e përgjithmonë, të parën herë e shpëtoi Mustafa Kemal ATATURKU me popullin e tonë, dhe këtë rradhe e shpëtoi Rexhep Tajjip ERDOGAN’i me popullin tonë. Pas ATATURK’ut, ERDOGAN’i do të jetë në historinë e Turqisë i paharrueshëm dhe nga baballarët e shtetit.
Për Prizren Post,
Gazetar Sokol BRAHAJ