E hënë, 2 Qershor 2014
Një zyrtar i lartë pranë partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, është shprehur se kryeministri Erdogan do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit deri në vitin 2023 dhe se parlamenti do të ndryshojë kushtetutën për ti dhënë më shumë kompetenca.
Muhamed Ali Shahin, deputet dhe ish ministër, ka deklaruar se:”Erdogani do të vazhdojë ti shërbejë popullit nga posti i presidentit.”
Ai tha se partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të marrë më shumë vende në parlament në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen në vitin 2015, gjë e cila do i mundësojë ndryshimin e kushtetutës. Kështu Erdogan do të ketë më shumë kompetenca dhe do të vazhdojë ti shërbejë popullit të tij gjer në vitin 2023.”
Erdogan është shprehur se do të hedhë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale nëse i kërkohet nga partia që kryeson, megjithatë ai akoma nuk e ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet të cilat do të zhvillohen në gusht.
Erdogan, i cili gëzon mandatin e tretë si kryeministër, do të bëhet presidenti i parë i cili zgjidhet direkt nga populli pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2007.