E diel, 21 Maj 2017
“Në vend se të përballemi nesër kokulur me njerëzit tanë, ne preferojnë që të qëndrojmë kundër llumit brenda dhe jashtë vendit,” ka thënë Erdogan para mijëra përkrahësve që janë mbledhur për kongresin e AKP-së, ku ai është kandidati i vetëm për kryetar partie.
“Ne do ta vazhdojmë betejën kundër të gjitha organizatave terroriste,” ka thënë ai në arenën e sportit të Ankarasë, duke u zotuar se do ta mbajë në fuqi gjendjen emergjente derisa të arrihet paqja në luftën e Turqisë kundër PKK-së dhe organizatave tjera terroriste.
Erdogan, i cili themeloi AKP-në me vizion konzervativ në vitin 2001 dhe e çoi drejt fitores në zgjedhje vetëm një vit më pas, ishte detyruar që të hiqte dorë nga posti i kryetarit të partisë para gati tri viteve kur ishte zgjedhur president.
Por, kjo ka ndryshuar me referendumin e muajit të kaluar, në të cilin turqit i përkrahen ndryshimet kushtetuese për të krijuar një sistem presidencial ekzekutiv që do t’i dhurojë Erdoganit pushtet të ri dhe do ta lejojë atë që si president i vendit të mbajë edhe postin e partisë së vet politike.
Etiketa: Aktuale