Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Erdogan: SHBA ka ardhur koha ta dorëzoni Fethullah Gulenin

Prizren Post | 10:47 - 17.07.2016

Stamboll – “Ka nga shokët, bashkëudhëtarët tanë që kanë humbur jetën (kanë rënë dëshmorë). Të gjithë ishin bashkëudhëtarët e mi. Uroj Allahun ti shpërblejë me atë vend të lartë”, tha Erdogan.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia ka vuajtur shumë nga Struktura Shtetërore Paralele dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që personi i cili qëndron në një kompleks në Pensilvani ta deportojnë ose t’ua dorëzojnë autoriteteve turke, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë nga këtu i bëj thirrje Amerkës, të nderuarit President dhe i them: I nderuar president unë më parë ju kam thënë se ‘ky person që qëndron në një hapësirë prej 400 dynymë në Pensilvani ose deportojeni ose na e dorëzoni neve‘. Ju kam thënë se gjithashtu se këta po përpiqen të kryejnë grusht shteti por nuk më dëgjuat. Sot sërish ju bëj thirrje pas kësaj tentative të grusht shtetit dhe ju kërkoj që tashmë t’ia dorëzoni Turqisë këtë person”, deklaroi Erdogan.

Ai këtë e tha në rajonin Kisikli në Uskudar të Stambollit gjatë një fjalimi para qytetarëve të tubuar për të reaguar kundër tentativës për grusht shteti të anëtarëve të organizatës terroriste separatiste FETÖ.

“Ky vend ka vuajtur shumë, ka vuajtur 40 vite nga kjo Strukturë Paralele Shtetërore. Këta kanë thithur çdo gjë nga ky popull që nga bamirësitë e deri tek sadakatë e dhëna. Dhe më pas janë ankuar për këtë shtet në të gjiha vendet jashtë nga Amerika e deri në vendet e Evropës. Nëse jemi partnerë strategjikë, nëse ne jemi një partner model atëherë ju lutem zbatoni këtë kërkesë të partnerit tuaj. Edhe ne ju kemi dorëzuar çdo terrorist që keni kërkuar nga ne. Tashmë edhe ju dorëzoni këtë person që ndodhet në listën tonë të terrorizmit”, tha Erdogan.

Presidenti turk vuri në dukje se në këto operacione kanë rënë dëshmorë policë e civilë si dhe afërsisht 1000 janë të plagosur dhe uroi mëshirën e Zotit për dëshmorët e rënë si dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Ka nga shokët, bashkëudhëtarët tanë që kanë humbur jetën (kanë rënë dëshmorë). Të gjithë ishin bashkëudhëtarët e mi. Uroj Allahun ti shpërblejë me atë vend të lartë”, tha Erdogan.

– Tani ky tumor po pastrohet

“Këto ishin akte të kryera nga një pakicë brenda Forcave tona të Armatosura dhe nuk ishin vetë Forcat e Armatosura. Këto ishin një tumor brenda Forcave të Armatosura të cilët tani po pastrohen. Shpresoj se Forcat e Armatosura do të arrijnë në një pikë që i përshatet. Gjithashtu shpreh falënderimet edhe për gjyqësorin të cilët bashkë me punonjësit e policisë dhanë vendimet për mbledhjen dhe arrestimet në të gjiha anët e vendit pa bërë dallime të posteve apo gradave”, theksoi në fjalën e tij presidenti Erdogan.


Arivisti Company