Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Erdogan thërret ezanin e sabahut në Xhaminë e Popullit

Prizren Post | 12:55 - 21.07.2016

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë në mëngjesin e sotëm në xhaminë Millet, që ndodhet në ambientet e pallatit presidencial.

Ai përpos që ka falur namazin e sabahut, ka kryer edhe detyrën e myezinit duke thirrur ezanin, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar në YouTube, mund të dëgjohet zëri i presidentit turk duke thirrur ezanin, derisa në xhami shihen një numër i madh i besimtarëve muslimanë.

Erdogan së fundmi është përballur me probleme të shumta siç ishte edhe së fundmi tentimi i puçistëve të cilët tentuan ta rrëzojnë nga pushteti.


Arivisti Company