E martë, 3 Maj 2016
Mediumi i njohur sportiv ‘Eurosport’, i ka kushtuar rëndësi të madhe pranimit të Kosovës në UEFA.
Kosova me shumicë të thjeshtë të votave, u bë anëtarja e 55-të e UEFA-s në Kongresin e 40-të që u mbajt ë Budapest të Hungarisë.
“Kosova ka forcën për t’u bërë njëra nga përfaqësueset më të mira në Evropë”, shkruan Eurosport.
Tutje në shkrimin e tyre ceken futbollistët e shumtë që ka Kosova e që veshin fanellat e shteteve tjera.