Ezanet në Palestinë nuk do të heshtin asnjëherë


E mërkurë, 30 Nëntor 2016

arif

Ankara – Mohammed Arif, zëvendësi i Raid Salah një prej predikuesve të Mesxhid-i Aksa dhe liderit të Lëvizjes Islame Palestineze 1948 në lidhje me projekt-ligjin izaelit i cili ndalon thirrjen e ezanit me altoparlante tha se “Propabiliteti për të kaluar këtë projekt-ligj në parlamentin izraelit është i lartë, por ata duhet ta dinë se edhe sikur të gjithë muezinët të burgosen ne do të shndërrojmë shtëpitë tona në xhami, ne nuk do të lejojmë asnjëherë që ezani të heshtë në Palestinë”, raporton Anadolu Agency.

Arif për gazetarin e AA-së ka vlerësuar projekt-ligjin në fjalë, ku pasi ka vënë në dukje se mundësia është e lartë që projekt-ligji të kalojë në Parlamentin izraelit (Knesset) ai ka thënë se projekt-ligji përtej çështjes për ndalimin e ezanit përfshin sulmin e Izraelit ndaj feve të tjera.

Ndër të tjera duke vënë theksin se çështja e ezanit është shumë e rëndësishme për ta Arif tha se në rast se projekt-ligji kalon në parlament dhe nëse të gjithë muezinët do të burgosen ata nuk do të lejojnë që ezani të ndalet sepse do të shndërrojnë në xhami edhe shtëpitë e tyre.

“Raid Salah është përfaqësues i të gjithë muslimanëve jo vetëm i lëvizjes”

Pasi ka rikujtuar se lideri i Lëvizjes Islame Palestineze 1948, Raid Salah mbahet që nga muaji maj e deri tani në një qeli të vetme në burgun Bi’ru’s-Seba në jug të Izraelit me akuzën “për nxitje të dhunës në Jerusalem dhe në Mesxhid-i Aksa”, Arif ka theksuar se Salah është përfaqësues i të gjithë muslimanëve jo vetëm i lëvizjes.

Arif ndër të tjera tha se Izraeli ka burgosur Salah me arsyen se nxit kundër tyre popullin palestinez dhe se ai ka qenë pre e të gjitha llojeve të keqtrajtimeve për shkak se Salah ka kundështuar ashpër zbatimet e Izraelit për shkeljen e vlerave fetare.

“Janë përpjekur për ta vrarë Raid Salah teksa ai përpiqej të mbronte Mesxhid-i Aksanë. Dhe së fundmi e futën në burg. Salah po tregon një durim sepse ai e din se kjo jetë kalohet nëpërmjet sprovave dhe durimit”, shtoi më tej Arif.

“Arabët janë të heshtur nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug”

Pas bisedimeve të çështjes palestineze në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, zyrtari i OKB-së për Lindjen e Mesme në një deklaratë tha se janë shqetësuese planet për vendbanimet të cilat çdo ditë e më shumë rriten në Jerusalemin Lindor dhe se “Mundësitë e formimit të shtetit të Palestinës janë në rrezik si ansjëherë më parë”.

“A e ndikojnë Izraelin vendimet e marra nga OKB apo organizatat e tjera? OKB-ja, madje edhe sikur të deklarojë zemërimin e të gjithë botës, Izraeli nuk i kushton vëmendje. Izraeli është një shtet pushtues, ai e ka bërë gjithmonë këtë dhe vazhdon ende ta bëjë. Ndërsa përsa i përket procesit të shtetit dhe paqes; A ka ndonjë proces paqeje? Edhe këtë e përcakton Izraeli nëse do të ketë apo jo paqe sepse ndodhet në një pozitë të lartë dhe shkaku i kësaj është heshtja e arbëve. Arabët janë të heshtur nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug”, tha Arif.

“Të papranueshme janë akuzat ndaj palestinezëve në lidhje me zjarrin në Izrael”

Duke potencuar se zjarret e rëna javën e kaluar në Izrael janë formuar vetë dhe se nuk kanë ndonjë autor, Arif ka vënë në dukje se janë të papranueshme pretendimet kundër popullit palestinez në këtë çështje.

Ndër të tjera duke transmetuar se Izraeli ka kërkuar ndihmë nga Palestina me qëllim mbështetjen për operacionet e shuarjes së zjarrit, Arfi tha se “Izraeli ka kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarrit edhe nga Turqia sepse është një vend i madh. Unë jam i sigurtë se Turqia ka ofruar ndihmën e saj sepse këtë çështje e ka parë si një çështje njerëzore”.

“Turqia, shpresa e vetme e palestinezëve”

Arif tha se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë shumë hapa të mëdha për Palestinën.

“Ndihmat për Gazën që bota islame dhe muslimanët e tjerë e kanë bërë për vite me radhë, Turqia e ka bërë vetëm në dy muaj. Më parë kishim një shpresë nga shtetet arabe dhe vendet muslimane por tani fryma, shpresa e vetme e palestinezëve është Turqia”.

“Askush nuk ka dhënë aq shumë ndihma sa ndihmat që na kanë dhënë shoqatat dhe fondacionet në Turqi. Arabët ta shikojnë këtë dhe të turpërohen. Ne nga Turqia kemi shpresa dhe shumë pritshmëri dhe unë jam i sigurtë se ky popull dhe kjo qeveri që janë burimi i shpresës sonë do të vrapojë gjithmonë për të na ndihmuar”, tha Arif duke vënë në dukje se populli turk ka dhënë jetën për të dërguar ndihma në Gaza me anijen Mavi Marmara në vitin 2010.