Fama përmes fesë – nga Bekim Jashari tek Adriatik Kelmendi


E diel, 24 Korrik 2016
Gen KELMENDI

Gen KELMENDI

(Reagim ndaj deklaratave të Bekim Jasharit dhe Adriatik Kelmendit)

Me 13 korrik 2016, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë vizitës në Drenicë, në komunën e Skenderajt, në fshatin Bajë, i cili është i banuar me 95% të popullisë sërbe dhe ku është instaluar komuna paralele e Skenderajt, Serbica, japi deklarata nacionaliste serbe, duke provokuar situatën politike dhe tenisonet mes sërbëve dhe shqipëtarëve [1]. Një nga deklaratat e tij ishte edhe kjo: “Mbështetja që merrni nga Serbia do të vazhdojë, shteti juaj do të jetë këtu në secilin rast të mundshëm për të cilin mund të luftojmë. Lufta për çdo centimetër të ndikimit dhe të drejtat e serbëve në Kosovë e Metohisë direkt dhe indirekt do të vazhdojnë”.

Këto deklarata u bënë në vatrën e heronjëve tonë kombëtarë, në atë që quhet ‘Drenica e Adem Jasharit’.

Ndaj këtyre deklaratave nacionaliste sërbe, të mbushura plotë provokim dhe nënqmim ndaj shqipëtarëve, duke e konsideruar Kosovën “metohi”, që një nga kuptimet e saja nga fjalori kishtarë ortodoks sërb nënkupton “tokë e shenjtë e zotësisë sërbe”, nuk reagoj askush, as zyrtarët qeveritarë, e as shoqëria civile!

Nuk do shumë analizë të thelluar të tregohen arsyet pse nuk kishte asnjë reagim në lidhje me këto deklarata denigruese dhe nacionaliste të Marko Gjuriqit, mu në zemër të Kosovës. Përgjigjja është e thjeshtë; Kjo nuk të sjellë votë e as famë!

● Trendi për të aritur deri tek fama

Pas vëmendjes që tërhoqi Mehmet Kraja, akademiku që shkroi një letër aspak akademike, duke mos thënë asgjë të re përveç gjërave që Halil Matoshi i ka stërshterur çdo javë në “Click” duke i përseritur ato, këtë politikë të tërheqjes së vëmendjës drejtë rrugëtimit të famës dhe reputacionit publik, synojnë ta përvetësojnë shumë nga ata të cilët nuk kanë çfarë të dhurojnë më shumë nga profesioni i tyre, se sa një status urimi në rast festash. Feja, kur përdoret si instrument politik dhe politizuës, është porta e parë që të sjellë drejtë një suksesi të garantuar – tërheqjes së vëmendjes.

Disa, nga përditëshmëria e punës që bëjnë, të mërzitur dhe të bërë “bajat” nga ajo, dëshirojnë t’i fusin hundët në gjërat që nuk u takojnë, për ta ndryshuar sa do pak retorikën e mërzitshme që bëjnë. Të lodhur nga vetja e tyre, dhe të etur për autoritet, feja-diskursi rreth religjionit- është ajo që i qetëson.

Disa që janë kolumnist të rregullt javorë në gazeta dhe portale, për t’a përmbushur hapësirën e punës së tyre, do të duhen që t’i përserisin gjërat e njejta për vite me radhë, apo të shkruajnë “sa për të thënë diçka”!

foto nr. 1

1. Adriatik Kelmendi, që për vite me rradhë bartë të njejtin kostum, ishte pjesë e kësaj ceremonie. Normalisht, tek dynjallëkët (njerëzit e dynjas) ndër qëllimet e tyre më të mëdha jetësore është fama dhe autoriteti. Edhe ky përdori petkun e Michael Coffman-it e Daniel Pipes, të arrijë vëmendjen e opinionit përmes deklaratave denigruese ndajë religjionit.

Ai në një shkrim të shkurtër në rrjetin e tij social(në profilin e tij në) “facebook”, i konsideroj ‘analfabet’ dhe ‘pseduo të devotshëm’ të gjithë ata besimtarë që në vend të termit “myslimanë” thonë “muslimanë”! [2]

Nuk është kjo hera e parë që ai targeton religjionin, besimin Islam, me shkrimet e tija. Jo pse religjioni është temë aktuale, por pse të marrurit me religjionin të bënë aktualitet.

Vetë termi “mysliman” përmbanë në vete gabime gjuhësore. Nocioni ‘muslimanë’ rrjedhë nga folja ‘selime-seleme’ që do të thotë ‘paqë’. Në aspektin terminologjik, fjala ‘muslimanë’ ka kuptimin “i nënshtruar, paqësorë”. Në gjuhën dhe gramatikën arabe nuk ekzistonë shkronja “Y”, andaj edhe shqiptimi i fjalës “muslimanë” nuk mund të bëhet “myslimanë”.

Fjala “muslimanë” përmendet në Kuran [3], siç tregohet në këtë foto, dhe shprehimisht kjo fjalë lexohet “muslimun” = “muslimanë”

foto nr. 2

Atëherë, kush është “analfbet” në këtë rast?!

Pas reagimeve të shumëta që kishte marrur ndaj shkrimit të tij për ‘analfabetët’ dhe ‘pseudo të devotëshmit’, Adriatik Kelmendi u kundërpërgjigj me një referencë që kishte marrur nga fjalori elektronik i gjuhës shqipe (jo nga fjalori zyrtarë i albanolgjisë), ku tregohet për kuptimet e fjalës “mysliman” – gjë që edhe në të figuronte termi “myslimanë” e jo “muslimanë”. Me keqardhje e hudhim poshtë këtë argument të paqëndrueshëm, jo për faktin se kjo fjalë nuk vie nga referenca e fjalorit zyrtarë të albanologjisë shqipe, por për faktin se në lidhje me fjalën “myslimanë” apo “muslimanë” referencë shkencore është fjalori i enciklopedisë së gjuhës arabe – nga ku edhe buron vetë kjo fjalë. Shëndet!

2. Bekim Jashari, imami nga Podujeva, dhe njëherit kryeredaktorë i portalit cinik “fol tash”, – portal që gjatë hapjes së tij dhe marketingut mediatik që i’a bënë portalet sekulariste, pretendonte se do ta lufton ektremizmin fetarë, dhe pastaj doli se lufta e saj ishte vetëm kundër Bashkësisë Islame të Kosovës – pasi dështoj të bëjë famë dhe autoritet duke dalur në Youtube si kolegët e tij, tani dëshrion të bëjë famë dhe të tërheqë vëmendjen duke dalur në mediumet që financohen nga shërbimet e huaja dhe që targetim kanë luftën kundër frymës fetare në vend. Normalisht, jo duke sjellur diçka të re apo duke thënë diçka që i shërben imazhit të mirë të frymës fetare në vend, ngase ashtu nuk do ta mirrnin afër vetës dhe ta përgëdhelnin mediat islamofobe!

foto nr. 3

Bekim Jasharit njëherit ishte ai që kishte mbajtur pezull ndërtimin e një xhamije në Podujevë edhe pse besimtarët e kishinë blerë token për ndërtimin e objektit të Xhamisë. Ky pezullim kishte zgjatur për gjashtë muaj, dhe sipas disa përsonave që ishin pjesë e këtij procesi thuhet se kjo zhagitje kishte ndodhur për shkakun se Bekim Jashari kishte insistuar që tenderin ta merrte djali i axhës së tij.

Bekim Jashari njihet si imam kontravers me deklaratat e tij, që më shumë u shkojnë përshtati sekularistëve se sa bashkëbesimtarëve të tij.

Ai në një intervistë të dhënë për “Top Channel” dhe “Ora news” kishte thënë se ferexheja është një traditë arabe dhe nuk është parim kuranorë, ndërsa sa i përket shamisë ishte shprehur se shamia nuk është fundament islam. Ai thotë se shamia nuk është prej kushteve as të besimit as të islamit, por është një praktikë e rëndësishme islame.

Gjithashtu, në lidhje me festën e vitit të ri, ai ishte shprehur: “Nuk kemi asnjë argument nga Kur’ani që e ndalon një gjë të tillë. Kemi vetëm mendime të disa të ashtuquajturëve përfaqësues të Islamit që po duan të bëjnë emër. Të thuash diçka haram me mendimin tënd duke mos pasur për bazë asnjë ajet Kuranorë apo thënie profetike është ahmaki” [4].

Në emisionin “Republika” të “Tribuna Channel”, Bekim Jashari i rikonfirmoj këto deklarata dhe shtoj se gjatë natës së vitit të ri, ai qëndron zgjuar deri në mëngjes me familjen e tij! [5]

Unë nuk jam këtu në pozicionin e tillë që t’i kontestoj në mënyrë shkencore këto deklarata, ngase kjo nuk është fusha ime e studimit , mirëpo, unë mundohem t’a kuptoj gjuhën dhe retorikën e përdorur nën këto rreshta. Mendoj që këto deklarata nuk unifikojnë frymën e tolerancës fetare dhe këto qëndrime do të i’u shkonte përshtati më shumë neo-marksistëve dhe antiteistëve. Thënë shkurt; ky Islam “minimal” i Bekim Jasharit, nuk i ka penguar as Rankovicit e Enver Hoxhës!

I çuditshëm është fakti se Bekim Jashari, në tavolinën e punës së tij në xhamijë, mbanë flamurin amerikan! [6]

Pas gjithë këtyre që u thanë, a nuk aludojnë këto se mungesa e profesinalizmit për të arritur ndikimin tek audienca, dhe dëshira për famë e autoritet, ka shkaktuar situatë të tillë sa të përdoret çdo instrument, qoftë njerëzorë qoftë denigures, vetëm për të tërhequr vëmendjen dhe për të qenë aktual!

● Sekularist konservatorë, liberal hanefij!

Kohët e fundit po shohim që shumë analistë, gazetarë e publicistë të deklarohen se janë sekularistë përderisa veprimet e tyre janë më shumë të ndërtuar mbi konceptin e konservatorizmit politik se sa atij sekular. Bie fjala; ‘Shqipëria dhe Kosova është i vetmi rast në botë ku politikanët dhe elita intelektuale hiqen edhe si katolikë edhe pro LGBT-së në të njëjtën kohë! Në botë politikanët dhe elita intelektuale ndahen ose në konservatorë (religjioz, tradicionalistë) pra kundra LGBT-së, ose në liberal e sekularist për rrjedhojë pro tyre [7]. Apo kemi raste kur disa prej tyre, elites intelektuale, deklarohen se besojnë në Zot, dhe në të njejtën kohë janë kundër mësimit të fesë në shkolla me pretendimet se kjo e cënon shtetin sekular!

Në anën tjetër, kemi imam që tërhiqen si hanefij (hanefizmi, shkollë juridike Islame), dhe në të njejtën kohë bartin petkun e liberalizmit dhe ideve liberale! Nga ajo që shkruhet në librat e shkollës juridike hanefite, konstatohet se themeluesi i kësaj shkolle, Ebu Hanifja, dhe mëndimtarët tjerë të njohur e të

pranuar të kësaj shkolle, përfaqësonin idetë fundamenale Islame të sistemit dhe juridiksionit Islam, sheriatit, që rrjedhimisht kjo përjashtonte idet e të gjitha shkollave tjera filozofike. Madje, shkolla juridike hanefite konsiderohet si më fundamentalja e cila ka ruajtur traditën dhe burimin e pastër të juridiksionit Islam, që nga koha e Profetit Muhammed.

Atëherë, si mund të pretendohet se këta imam i shërbejnë shkollës dhe frymës hanefite, përderisa janë kundërshtarët më të mëdhenjë të saj, që aspirojnë dhe promovojnë vlerat e liberalizmit e sekularizmit! Mos të harrojmë se mu këta imam që tërhiqen si hanefij dhe paraqiten si liberal, janë ata të cilët trumpetojnë idetë filozofike të ndryshimit të interpremetimit të burimeve kushtetuese Islame – “riformimin e Islamit”. Dhe mu këta imam janë të afërt me gazetarët antiteist të shërbimeve të huaja, veprimtaria e të cilëve është veprimtari dominuese kundër çdo fryme fetare, e në veçanti asaj Islame.

REFERENCA

[1] Portali “Gazeta Express”, Korrik 14, 2016: “Gjuriq në Drenicë si “në bahçe të babës” http://www.gazetaexpress.com/lajme/gjuriq-ne-drenice-si-ne-bahce-te-babes-226493/

[2] Korrik 12, 2016, Adriatik Kelmendi: https://www.facebook.com/adriatik.kelmendi/posts/10207812996055099?pnref=story

[3] Kaptina 3, paragrafi 102.

[4] Portali “llapi.info”, Dhjetor 31, 2015: “A duhet të festohet Viti i Ri sipas BIK-ut dhe imamëve të Podujevës? http://www.llapi.info/a-duhet-te-festohet-viti-i-ri-sipas-bik-ut-dhe-imameve-te-podujeves/ [5] “Tribuna Channel”, Youtube, Korrik 13, 2016: “Imam Jashari: Viti i ri nuk është haram” https://www.youtube.com/watch?v=WBwhroehWJo

[6] Portali “llapi.info”, Dhjetor 31, 2015: “A duhet të festohet Viti i Ri sipas BIK-ut dhe imamëve të Podujevës? http://www.llapi.info/a-duhet-te-festohet-viti-i-ri-sipas-bik-ut-dhe-imameve-te-podujeves/ [7] Qershor 18, 2016, Enklid Pelari: https://www.facebook.com/Enklidi/posts/10206312217501062

(Autori është studiues i Shkencave Juridike)
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.