Farat e kungullit – mrekulli për shëndetin


E hënë, 14 Dhjetor 2015

fara-645x358

Farat e kungullit ruajnë shëndetin e zemrës, mbrojnë kundër kancerit, si dhe rregyllojnë sheqerin në gjak.


Edhe pse farat shpesh kanë një reputacion të keq, këto fara me të drejtë duhet të kenë një vend në listën e ushqimeve të shëndetshme. Fara kungulli janë një shembull i mir se si trupit tuaj i sigurojnë ushqyesit e cilësisë më të lartë.

Farat nga kungulli përmbajnë magnez, kalcium, kalium, hekur, zink, vitaminë C, por janë të pasura edhe në fibra, proteina dhe fosfor. Përveç tyre, ju mund të hani edhe si ushqim, janë një shtesë e shkëlqyer për salata, supa.

Ato mbrojnë kundër kancerit

Një studim nga shkencëtarët gjerman ka treguar se gratë pas menopauzës që çdo ditë hanë fara kungull kanë një rrezik 23 për qind më të ulët të zhvillimit të kancerit të gjirit.
Rezultatet dhe studimet shkencore kanë treguar se farat nga kungulli përmbajnë substanca që mbrojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator.

Ulja e simptomave të menopauzës

Jo vetëm që mbron gratë në moshën e mesme nga kanceri, por edhe përmirëson disponimin tuaj dhe zvogëlon simptomat e pakëndshme të menopauzës. Farat nga kungulli reduktojnë dhimbjen e kokës,temperaturën, si dhe ndryshimet e papritura të humorit.

Kolesterol më të ulët

Nëse keni kolesterol të lartë, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyer për një meze të lehtë në mes të ngrënies. Studimet kanë treguar se farat mund të zvogëlojnë nivelet e kolesterolit të keq për 13 për qind. Përveç kësaj, këto fara të shijshme reduktojnë rrezikun e formimit të trombit, sëmundjet kardiovaskulare, goditjet dhe sulmin në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.