E hënë, 21 Janar 2019
Mbrojtësi i titullit nga viti i kaluar dhe njëri nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave, Roger Federer, i dha fund pjesëmarrjes së sivjetme në turneun Grand Slam, Australian Open.
Tenisti grek Stefanos Tsitsipas, si bartës i 14-të, mundi Federerin 3-1 në sete, me çka siguroi kualifikimin në çerekfinale.
Publiku ishte dëshmitar i një spektakli të tenisit në një ndeshje që zgjati 3 orë e 45 minuta, pasi katër setet e zhvilluara përfunduan me tie-break.
Federer ka fituar Australian Open gjithsej gjashtë herë në karrierë, ndërsa përpjekja për ta mbrojtur titullin e vitit të kaluar u ndërpre nga 20-vjeçari grek Tsitsipas.
Ai në çerekfinale do të ketë përball spanjollin Robert Bautista Agut, i cili në raundin e katërt mundi lojtarin më të mirë kroat Martin Çiliç me rezultatin 3:2 në sete.
Ndeshja tjetër në çerekfinale është përballja mes tenistit spanjoll Rafael Nadal dhe atij amerikan Frances Tiafoe, raporton Anadolu Agency.
Etiketa: Australian Open, Roger Federer, Stefanos Tsitsipas, Tenis