Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ferati: Po u fshinë votuesit shqiptar, Struga dhe Kërçova nuk do të udhëhiqen nga shqiptarët!

Prizren Post | 23:08 - 15.07.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Nënkryetari i LR-PDSH-së, Agon Ferati përmes rrjetit social Facebook, ka dalë me një reagim kundër katër partive politike lidhur me fshirjen e votuesve të diasporës shqiptare, transmeton Telegrafi Maqedoni

“Në Maqedoni ka 330.558 votues fiktiv (votues të rrejshëm, që nuk ekzistojnë). Këtë numër e kanë konstatuar ekspertët ndërkombëtar bazuar në Kontrollin dhe gërshetimin e informacioneve të 13 institucioneve qendrore dhe lokale. Raporti i këtij Grupi të ekspertëve të TI, që ishin autorizuar nga KShZ, e që më vonë e miratoi unanimisht po i njëjti organ nxori këto shifra”, ka shkruar Ferati.

“Kjo është dëshmi e palëkundur që ata nuk ekzistojnë në jetën reale, ndërsa janë shfrytëzuar për të mbivotuar dhe për tua ulur forcën politike etniteteve që llogariten pakicë në Maqedoni, veçanërisht shqiptarëve. Spekulimet me shifra tjera, janë po ashtu sajesa dhe mashtrime qëllim këqija. 172.000 votuesit që thonë se do të shënohen me yll, janë me punë të përkohshme apo shtetësi të dyfishtë, këtu nuk duhet të ketë asgjë kontestuese, ata janë taksapagues të rregullt dhe kanë pronë në Maqedoni, nuk guxojnë assesi të fshihen, por as të shënohen në listë të veçantë.

Ndërsa këto 40.000 të kontestuarit nga partitë maqedonase, sipas informacioneve 65% e tyre janë struganë dhe kërçovarë, po ashtu me punë të përkohshme, taksapagues të rregullt, me nënshtetësi dhe me të drejt Kushtetuese për të votuar.

Qëllimi i fshirjes së tyre do të jetë mbivotimi etnik dhe marrja e këtyre dy komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale, e që aktualisht udhëhiqen nga Ziadin Sela dhe Fatmir Dehari”, ka reaguar nënkryetari i LR-PDSH


Arivisti Company