FIFA është bërë gati për të pranuar Kosovën


E premte, 13 Maj 2016

FIFA duket se është bërë gati për të pranuar Kosovën në gjirin e saj në kongresin e 66-të që po mbahet në Meksikë.

Telegrafi publikon një foto nga Kongresi, ku shihen flamujt e të gjitha shteteve antare.

Pranë flamurit të Koresë së Jugut, pra që pason me shkronjën “K”, është një flamur i mbuluar me të bardhë, transmeton ky portal.

Ka gjasa të mëdha që aty të jetë flamuri i Kosovës i mbuluar me të bardhë, ku duket se FIFA është bërë gati për të pranuar Kosovën.