FIFA miqësoret e Kosovës me fusnotë


E hënë, 13 Janar 2014

Prishtinë, 13 janar – Komisioni për çështje urgjente i FIFA-së ka kumtuar vendimin për ndeshjet miqësore të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, kreu i FFK-së, Fadil Vokrri. Ai ka thënë se Kosova është lejuar të zhvillojë ndeshje miqësore , mirëpo në ato takime do duhet përdorur fusnota dhe nuk do të ketë simbole shtetërore. “E rëndësishme është se për zhvillimin e këtyre ndeshjeve si jashtë ashtu edhe brenda Kosovës, më Serbia nuk do të ketë rrol konsultativ , pra Kosova do të vendos vet. Po ashtu për një periudhë , Kosova nuk do të ketë të drejt të zhvillimit të ndeshjeve miqësore me kombëtaret e dala nga shpërbërja e Jugosllavisë”, ka thënë ai.

Ky vendim mësohet se është i përkohshëm dhe në muajin Mars kur dhe do të jetë mbledhja e radhës e Komitetit Egzekutiv të FIFA-së , do të ndryshohet përsëri dhe do të marr formën e kërkuar nga FFK-ja, ku Kosova do të ketë të drejt të zhvillimit të ndeshjeve miqësore me të gjitha shtetet pa kushte dhe me përdorim të simboleve shtëtore.