Fjala përfundimtare, prokurori special: Sulmi i Banjskës kishte qëllim aneksimin e veriut (VIDEO)


E mërkurë, 15 Prill 2026
Fjala përfundimtare, prokurori special: Sulmi i Banjskës kishte qëllim aneksimin e veriut (VIDEO)

Prokurori Special Naim Abazi, ka kërkuar burgim të përjetshëm ndaj tre të akuzuarve në rastin e sulmit në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Abazi në fjalën e tij përfundimtare 21 faqëshe përpos që e ka lexuar dokumentin, ka shfaqur edhe pamje nga momenti i sulmit të 23 shtatorit 2023.

Ai deklaroi se është faktuar se të akuzuarit në fjalë e dinin se atje do të zhvillohej sulmi terrorist dhe se ata kishin marrë pjesë në funksione të ndryshme atë ditë.

Prokurori special theksoi se qëllimi i sulmit ishte aneksimi i veriut.

Sipas tij, planet për Banjskën datojnë qysh nga 13 tetori 2021, kur në Rashkë u zhvillua një takim ku mori pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeterroristi serb Millan Radoiçiq.

Nga afër seancën gjyqësore e ka përcjellur gazetarja e Klan Kosovës Qëndresa Tërshani.

Rasti i Banjskës, prokurori Abazi: Nuk ishte i izoluar, kishte qëllim terrorist

Seanca për Banjskën, avokati i familjes Bunjaku: S’ka dënim tjetër përveç burgimit të përjetshëm

Pamje të papublikuara: Momenti kur terroristi serb tenton të ikë në Banjskë dhe kapet nga Policia e Kosovës (VIDEO)

Pamje dramatike nga sulmi terrorist në Banjskë, shfaqen të shtënat kundër policisë


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit