Flet kryeministri i Turqisë pas sulmeve në Stamboll


E mërkurë, 29 Qershor 2016
Foto: AA

Stamboll – Kryeminstri i Turqisë Binali Yildirim ka thënë se tre sulme vetëvrasëse kanë ndodhur në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Ai thotë se deri më tani të gjitha shenjat tregojnë se Shteti Islamik ka qenë prapa sulmeve.

Yildirim ka thënë se sulmuesit arritën në aerport me një taksi dhe pastaj shpërtheu zjarri.

I pyetur nëse mund të ketë pasur një sulmues të katërt i cili ka mundur të ikte, ai thotë se autoritetet nuk kanë dhënë një vlerësim të tillë por duhet të merret parasysh çdo mundësi, transmeton lajmi.net

Sipas tij ka viktima edhe të huaja dhe ka shumë të lënduar rënd.

Ai është shprehur se sulmet në Turqi vinë pas sukseseve të Turqisë në luftën kundër ekstremizmit dhe pas përpjekjeve për të normalizuar marrëdhëniet me Rusinë dhe Izraelin.