E enjte, 14 Gusht 2014
Forcat qeveritare ukrainase kanë bombarduar rëndë qytetin lindor të Donjeckut prej mëngjesit të sotëm.
Disa viktima dhe të plagosur janë raportuar nga burime të ndryshme, por shifrat janë kontradiktore.
Qyteti – pika më e fortë e separatistëve filorusë – ka të paktën 2 javë që vuan nga furnizimi i rregullt me ujë, energji dhe karburant.
Ndërsa në total, në 3 ditët e fundit në të gjithë rajonin nga luftimet mes palëve kanë humbur jetën më shumë se 70 persona dhe rreth 120 të tjerë janë plagosur.
Sipas OKB, prej mesit të muajit prill kur nisi konflikti në lindje rreth 2100 janë viktimat dhe 5 mijë të plagosutrit nga të dyja palët.
Parlamenti ukrainas në Kiev vendosi të ashpërsojë sanksionet ndaj Rusisë, ndërkohë që karvani humanitar i nisur nga Moska para disa ditësh pritet të mbërrijë sot në zonat ku po vijojnë luftimet.
Nga ana tjetër, presidenti Putin, i cili ndodhet për një vizitë në Krime ka aprovuar planin e ministrisë së Mbrojtjes për ngritjen në gadishull të një “task-force ushtrake” të gatshme për të ndërhyrë në çdo kohë në konflikte të armatosura, por pa specifikuar se në cilët.