Format se si shkatërrohet një popull i pa Arsimuar!?


E martë, 7 Mars 2017

Savash VELIU

… Më vjen turp nga vetja ngase detyrohem të var kravat si arsimues derisa çorapët dhe brekët i kam të shqyera! Më duket ky kravat litar për varje si arsye të arratisjes nga përbuzja e imponuar shtetërore të paraqitjes si mësues mjeran në publik!

… “Në mesin tonë kemi intelektualë të “ndritur” pa dritë syri, e me tru të cekët, që perspektivën Kombëtare e shikonë nga këndëveshtrimi i Ekoleve “Franceze” dhe “Evropiane”, të ashtuquajtura Shkolla perëndimore “Erazmus (trushpërlarës)” e konceptuar të “shikoj por të mos shoh, të dëgjoj e mos kuptoj (gjë pran hundës)”!

Jetojmë në një shoqëri ku familja ka marrë fund, është shkatërruar. Nuk ka më hapsirë komunikimi. Theshtë është degjeneruar elita e shoqërisë. Mediat vënë në qendër të vëmendjes energjetike të tyre njerëz fare kot, njerëz vrasës me lule, pa pike shije dhe sens jete.

Roli i figurave intelektuale është thjeshtë e bastarduar duke ia bjerë autoritetin moral, etik, profesional ku fjala e tij nuk çon peshë dhe ky system i bënë të gjithë të barabartë me vlera dhe zënë hapsirë në shtrirjen shoqërore dhe intelektuale të saj.

Duke bjerur vlerat intelektuale në shoqëri, duke u bjerur vlerat në të gjitha institucionet e duke u marrur me gjërat bosh pa sens, u humbë kriteri profesional në shoqëri. Kjo ndodhi shkaku se u bastardua sistemi më i lartë i shoqërisë ‘’ARSIMI’’, i cili ishte bastion i ngritjes së një shoqërie të shëndosh përplotë respekt ideor dhe shpirtë hulumtues duke zbuluar bukuritë e jetës morale, e të përbashkëta si cilësi të saj. Ishte Institucioni që kultivonte dashurinë universale mbi të vërtetën kualitative që u ndërtonte mbi koncepte shpresëdhënëse ndërgjenerata resht.

Sot arsimi thjesht u varrosë nën gërmadhën e pozitës së ulur të arsimuesit dhe edukuesit intelektual të mirëfilltë së degjeneruar skajshmërisht para syrit të shoqërisë.

Kur Perandorit të madh Japonez iu parashtru pyetja …”Kush unanimisht ju përkulet juve..”? Perandori i madh tha; “E gjithë populli, përveç Mësuesit”!… Sepse ai është Mësuesi im”!

Kjo tregon se sa respekt dhe Madhëri tregon një sundues dhe një popull i ngritur nga dora e mësuesit. Pra na ku jemi në këtë aspekt si shoqëri dhe si shtet?!

Njëri nga orientalistët thoshte: Nëse do të zhdukësh kulturën e një populli që nga rrënjët, atëherë ekzistojnë tre mënyra:

1-Të shkatërrosh familjen,

2- Të shkatërrosh arsiminë,

3- Të rrëzosh shembëlltyrat dhe njerëzit që u merren mendimet nga populli.

Nëse do të shkatërrosh familjen atëherë syno të zhdukësh rolin e nënës. Bëje që të ketë turp nga fjala: Zonjë shtëpie!

Nëse do të shkatërrosh arsimin, atëherë syno mësuesin, bëje që të mos ketë asnjë vlerë në shoqëri, ulja pozitën me qëllim që nxënësit ta përçmojnë e si rrjedhoj e ai ta urreje punën e tij dhe ta bëjë pa amanet.

Që të rrëzosh shembëlltyrat, duhet të merresh me dijetarët, shaji dhe ule prestigjin e tyre. Hidh dyshime mbi ta me qëllim që njerëzit mos ti degjojnë dhe mos ti marinë për shembull.
Në momentin kur roli aktiv i nënës fshihet dhe roli i mësuesit të sinqertë zhduket dhe rrëzohen shembëlltyrat, atëherë kush mund ti edukojë brezat drejt vlerave të larta?!!!!

Lee Kuan Yew, themeluesi i Singaporit në lidhje me këtë dukuri thotë; “Unë nuk kam bërë mrekulli në Singapor, por kam bërë vetëm detyrën time ndaj atdheut tim. Vendosa burimet e shtetit në dispozicion të arsimit dhe e ndryshova statusin e mësuesve nga një shtresë e mjeruar në shtresën më të ngritur në Singapor. Mësuesi është ai që e bëri mrekullinë. Ai prodhoi një brez modest, që e do diturinë dhe moralin, pasi që ishim një popull që pështyheshim dhe shaheshim nëpër rrugë”.

Prandaj në këtë kontekst do të them se, duhet me qenë vizionar që ‘’Ndërtimi i njeriut të jetë para gjithçkaje dhe për këtë kanë nevojë gjeneratatë e femijëve tanë si një amanet i shtrenjtë i brezave’’! … Nga kjo Katrahur kohore të shoqërisë sonë të devalvuar në kuptimin intelektual dhe kulturorë, Arsiminë dhe Shkencën mund ta ngrisë dhe të shpëtoj vetëm Arsimuesi Organik i asaj shoqërie të qytetruar.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,