Freedom House: Kosova diskriminon muslimanët


E mërkurë, 19 Qershor 2013

freedom_house

Sipas raportit të fundit të Freedom House për Kosovën tregohet që ka në Kosovë kanë rënie për në përparimin demokratik edhe në kushtet për shoqërinë civile.

Në këtë rrafsh, Kosova ka shënuar 5.25 pikë dhe radhitet para Armenisë dhe Kirgizisë. Pika 7 shënon nivelin më të dobët të përparimit demokratik.

Raporti për të drejtat politike dhe liritë civile dhe përmend edhe atë se edhe pse kushtetuta e Kosovës garanton liritë fetare, komuniteti shumicë muslimanë ankohen për diskimin, njofton Ekuilibër.

Sa i përket kornizës gjyqësore, raporti thekson se Kosova ka shënuar përmirësime në vitin 2011, si rezultat i reformave gjyqësore, por “ngjarjet më 2012 kanë sugjeruar se këto ndryshime nuk kanë adresuar dobësitë themelore në sistemin gjyqësor të vendit”.