E mërkurë, 5 Gusht 2015
Prishtinë – Qeveria e Kosovës i ka ofruar ndihmë asaj të Maqedonisë, pas situatës së krijuar nga përmbytjet në rajonin e Tetovës.
Kryeministri Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme të ndihmojnë Maqedoninë në situata të tilla, duke dërguar trupat e shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton lajmi.net.
Edhe ministri i FSK, Haki Demolli tha se i ka dërguar një letër homologut të tij maqedonas për t’i ofruar ndihmë, ndonëse, deri më tani, sipas tij, qeveria maqedonase nuk ka shfaqur një kërkesë për ndihmë nga Kosova.