Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

FSK-ja dhe Policia e Kosovës më të besueshmet

Prizren Post | 12:38 - 13.04.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë dalë të jenë më të besueshmet nga qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka dalë të jetë më e pabesueshmja nga qytetarët si institucion i sigurisë. Presidentja dhe kryeministri pasojnë pas AKI-së, të cilët kanë pësuar rënie.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga një hulumtim që ka realizuar Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave me temën “Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: Nëntor 2015 – Mars 2016”.

Në kuadër të këtij hulumtimi KIPRED ka nxjerrë besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës në institucionet e sigurisë.

Ndryshe nga AKI, janë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës të cilët janë dalë të jenë më të besueshmet nga qytetarët e Kosovës.

3.69 është nota që ka marrë si vlerësim FSK, nga nota pesë që ka qenë më e madhja. Ndërsa, policia ka marrë notën 3.64.

Presidentja ka marrë notën 2.68, e kryeministri 2.31./KosovaPress/


Etiketa:
Arivisti Company