E hënë, 22 Maj 2017
Gabigol ka bërë një veprim të çuditshëm mbrëmë, i cili u largua nga banka rezervë dhe hyri në dhomat e zhveshjes ende pa përfunduar ndeshja.
Ai nuk luajti për asnjë minutë në fitoren prej 3:1 ndaj Lazios dhe në minutën e 86’të, kur Banega hyn në lojë dhe është zëvendësimi i fundit për mysafirët, Gabigol ngritët nga stoli dhe i zemëruar niset për në dhomat e zhveshjes.
Kjo pakënaqësi vjen pasi nuk po luan shumë këtë sezon, për më tepër, ndaj Lazios para brazilianit luajti 18 vjeçari i akademisë, Andrea Pinamonti.
Gjitha këtë dërgojnë në largimin e Gabigol nga Interi, i cili me gjasë tani do t’i shqyrtojë ofertat gjatë verës.