Garës Republikane të Diturisë i nënshtrohen 2000 nxënës


E premte, 12 Korrik 2019

PRISHTINË – Që nga ora nëntë e mëngjesit në kolegjin AAB në Prishtinë janë mbledhur rreth 2000 nxënës nga gjithë komunat e Kosovës.

Aty po mbahen garat republikane të diturisë dhe fëmijët e të gjitha shkollave fillore do të vlerësohen në lëndët që ata kanë treguar sukses në garat paraprake.

Fëmijët aty kanë ardhur të shoqëruar me prindër e mësimdhënës.

Nga momenti që do të fillojë, testi do të zgjasë 60 minuta.

Etiketa: