Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gashi: Ky është ekipi ku do të luajë

Prizren Post | 14:41 - 09.07.2016

Shkëlzen Gashi u ka dhënë fund spekulimeve duke insistuar se do të mbetet në Colorado Rapids.
Shkëlzen Gashi nuk planifikon të largohet nga ekipi amerikan, Colorado Rapids.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptar ka mohuar spekulimet rreth transferimit tek skuadra e promovuar në Serie A, Pescara.

“Unë nuk kam fituar ende asgjë atje dhe sërish kanë dalë këto?. Dua të fitoj titullin me ekipin tim, me të cilin kam nevojë për një përqendrim të plotë”, ka deklaruar Gashi për Blick, përcjell “Lajmi.net”.

Gashi po ashtu ka thënë se Shqipëria mund të merrte një pikë nga dueli me Zvicrën, edhe pse kundërshtari ishte favorit.


Arivisti Company