E martë, 2 Gusht 2016
Berlin – Gazetari gjerman Chirstian Rath, kritikoi pengimin e lidhjes së presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan përmes një telekonference në tubimin e Demokracisë kundër grusht shtetit që u mbajt në qytetin Këln të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nëse duan të bëjnë lidhje të drejtpërdrejt me Edward Snowden ose presidentin e SHBA-ve Barack Obama, kjo është e drejta e tyre. Edhe për Erdoğanin nuk mund të ketë pra ndonjë rregull tjetër”, thotë Rath.
Në opinionin në gazetën Die Tageszeitung, Christian Rath theksoi se shteti nuk mund të ndërhyjë në tubime përderisa ato i respektojnë ligjet. “Policia e Këlnit nuk ofroi asnjë provë se në fjalimin e planifikuar të Erdoğanit do të kishte përmbajtje dhune apo frike. Veprimi për largimin e ndalesës do të duhej të ishte i suksesshëm”, vlerëson ai.
Ai është i mendimit se ndalesa për pengimin e fjalimit të Erdoğanit përmes telekonferencës drejtuar turmës së mbledhur në tubimin e Këlnit kishte cilësi të përzierjes në përmbajtjen e tubimit.
“Organizatorët e tubimeve mund të vendosin vetë për përmbajtjen dhe rrjedhën e tubimit. A është folësi i pranishëm në tubim apo jo, a lidhet drejtpërdrejt përmes satelitit apo jo, këtë gjë e përcaktojnë organizatorët. Nëse duan të bëjnë lidhje të drejtpërdrejtë me Edward Snowden ose presidentin e SHBA-ve Barack Obama, kjo është e drejtë e tyre. Edhe për Erdoğanin nuk mund të ketë pra ndonjë rregull tjetër”, thekson gazetari gjerman.
Rath po ashtu nënvizoi se nuk u mbrojtën të drejtat ligjore me rëndësi simbolike të demonstruesve turq në Gjermani. “Ky shtet ligjor, në këso kohërash të tensionuara, duhet të tregojë se është i paanshëm për të gjithë”, thotë Rath.
– Gjermania ia kishte lejuar një gjë të tillë PKK-së –
Ndryshe, përderisa Gjermania e pengoi telekonferencën e presidentit Erdoğan për t’iu drejtuar pjesëmarrësve në tubim, në vitin 2011 ia kishte mundësuar një gjë të tillë njërit prej krerëve të organizatës terroriste PKK, Murat Karayılan.
Në një aktivitet të organizuar nga ithtarë të PKK-së në qytetin e Këlnit, kreu terrorist Karayılan iu drejtua të pranishmëve përmes pamjeve nga kanali televiziv i organizatës.