E enjte, 11 Shtator 2014
Përzgjedhësi i Shqipërisë Gianni De Biasi mendon se sikur për Shqipërinë të luanin Adnan Januzaj e Xherdan Shaqiri, kuqezinjtë do të ishin në mesin e dhjetë skuadrave më të forta në Evropë.
De Biasi ka dhënë një intervistë për “Il Giornale Digitale” ku ka lavdëruar talentet shqiptarë në botën e futbollit.
“Po të ishte Januzaj, Shaqiri dhe shumë të rinj të tjerë me Shqipërinë, atëherë do të ishim mes 10-të skuadrave të para të Evropës”, citohet të ketë thënë italiani.
Januzaj, i cili edhe pse 19-vjeçar po shkëlqen te United, këtë verë vendosi të veshë fanellën e Belgjikës, një vend ku është rritur si futbollist dhe ka kaluar po thuajse të gjithë jetën e tij.
Në anën tjetër, Shaqiri, 23-vjeçar, qysh më herët ka zgjedhur të luajë për Zvicrën, vend ku jeton ai dhe familja e tij.