Giggs: Mos keni merak, do të kthjellemi


E premte, 10 Janar 2014

Ryan Giggs insiston se Manchester United do të del nga kjo periudhë e keqe pas tri humbjeve të njëpasnjëshme që klubi pësoi.

Kampionët e Premier League humbën 2-1 në shtëpi ndaj Tottenham ditën e Vitit të Ri, humbje e cila u pasua edhe me eliminimin nga FA Cup nga Swansea. Më pastaj, të martën, djemtë e David Moyes humbën gjithashtu me rezultat 2-1 ndaj Sunderland në gjysmëfinalen e parë të Capital One Cup.

“Është një test i karakterit por jam shumë i bindur se do ta tejkalojmë këtë dhe do të jemi në rregull”, ka thënë Giggs, transmeton Koha.net.

“E kam thënë shumë herë gjatë viteve, mundjet dhe humbjet gjenerojnë një ndjenjë më të madhe sesa fitoret. Ju mbetet në kokë për një kohë të gjatë. Duhet reaguar dhe duhet bërë diçka për këtë punë. Është punë që dhemb”, ka theksuar Giggs.

Giggs ka urdhëruar lojtarët më të vjetër të skuadrës që t’i udhëzojnë lojtarët e rinj në këtë periudhë të vështirë të klubit, e cila e ka pozicionuar këtë klub në pozitën e shtatë në Premier League, 11 pikë më pak se lideri Arsenal.

Etiketa: , ,