Gjenetika dhe çudia e Kur’anit


E shtunë, 20 Shtator 2014

kuran

Në suren Nexhm ajetet 45-46, i Lartësuari thotë: “Dhe Ai është që krijoi llojet – mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet”

Sigurisht, nëse hidhet, kjo do të thotë se flitet për lëngun (spermën) e mashkullit. Kështu Kur’ani na tregon se mashkulli është përgjegjës për llojin(gjininë) e fëmijës.

Pastaj Allahu s.w.t.a në suren Kijame, ajetet 37-39 thotë:

“A nuk ka qenë ai(njeriu) në një pikë ujë që derdhet,e pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?,dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.”

Shprehja arabe:” “nutfeten min menijjin jumna“(që përmendet ne ajetin e sipërm nëse e lexojmë ne gjuhën arabe),tregon një pjesë të vogël të lëngut (spermës).

Kështu Kur’ani na tregon se lëngu(sperma) e mashkullit është përgjegjëse për gjininë e fëmijës! Shkenca e sotme ka ardhur deri te zbulimi se gjinia e fëmijës varet nga pala e 23 e kromozomeve, ndërsa spermatozoidi është përgjegjës për formimin e gjinisë së fëmijës. Nëse është XX, atëherë është femër, ndërsa nëse XY, atëherë mashkull. Në shoqëritë e sotme, veçanërisht në ato shoqëri të mbyllura, për arsyet që vetëm ata i dinë, njerëzit u japin përparësi fëmijëve meshkuj.

Nëse vetëm gruaja do të ishte përgjegjëse, ajo do të lindte vetëm djem, dhe jo vajza, por edhe Kur’ani edhe shkenca na tregojnë se MASHKULLI (burri) është përgjegjës për gjininë e fëmijës, e jo gruaja!

Kur’ani në detale i përshkruan faza të ndryshme të embrionit, në suren Mu’minun, ajete 12-14:

“Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte,pastaj atë (ajke – baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt,më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”

Këto ajete nga sureja Mu’minun detalisht i përshkruajnë fazat e zhvillimit të embrionit. Përshkrimi fillon me fjalët: “…pikë uji (farë) në një vend të sigurt…” .Sot embriologjia na mëson se embrioni në mitrën e nënës është i mbrojtur nga shpina, nga anash prej muskujve dhe nga placenta në barkun e nënës…

Tutje vazhdon përshkrimi:

“…atë pikë uji e bëmë copë gjaku…”

Fjala arabe “alek” i ka tri kuptime: diçka që ngjitet, diçka që i përngjanë shushunjës, si dhe mpiksje. Falë Allahut të tri kuptimet janë të pranuara, sepse embrioni ngjitet për mitre. I përngjan edhe shushunjës! Siç thotë prof. Kith Mur, madje edhe sillet si shushunjë, sepse gjakun dhe përbërjet ushqimore i merr nga nëna. Gjithashtu, ngjan edhe në mpiksje(copë gjaku).

Në Kur’an fjala alek përmendet 6 herë: 2 herë në suren Mu’minun, ajetet 12-14, në suren Haxhxh, ajeti 5, në suren Kijame, ajeti 38, si dhe në suren Alek, ajeti 2.

Më parë, në shekullin e 17, njerëzit mendonin se spermatozoidi është komplet një qenie e vogël njerëzore.

Qenia miniaturale njerëzore ishte e vendosur në kokën e spermatozoidit, e cila më vonë zhvillohet në mitrën e nënës, si një foshnje e re. Më vonë kur e kanë zbuluar se qeliza vezë është më e madhe se spermatozoidi, mohuan fjalët e tyre dhe pastaj thanë se nuk është spermatozoidi qenia e vogël njerëzore, por, qeliza vezë është kjo qenie! Të dytë janë përgjegjës, ashtu siç thotë Kur’ani, qeliza gjinore mashkullore dhe femërore janë përgjegjëse për lindjen e fëmijës.

Në Kur’an tutje thuhet:

“…e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi…”

Fjala arabe “mudgah” do të thotë copë mishi apo diçka që mundet të shtihet në gojë dhe të përtypet. Prof. Kith Mur thotë se të dy kuptimet janë të pranueshme.

Më tutje thuhet:

“…e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin…”

Pastaj Allahu xh.sh., thotë:

“…pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt)…”

Të gjitha fazat e zhvillimit të embrionit, para kësaj të fundit, te të gjitha kafshët janë plotësisht të njëjta sikur te njeriu, përveç në fazën e fundit, kur formohen karakteristikat e dukshme të qenieve njerëzore: koka, duart, këmbët…

Dhe në fund thotë:

“…I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!…”

Paramendojeni Kur’ani na jep sqarime në detale të zhvillimit të embrionit.

Do të vij dikush dhe t’ju thotë:

“Asgjë e re!

Këtë ndoshta ndonjë arab ka hapur barkun e një gruaje shtatzënë, shikoi çfarë ka brenda dhe atë e shënoi në Kur’an”.

Njerëzit e tillë nuk e kuptojnë se këto faza për të cilat fletë Kur’ani, është e pamundur t’i shoh syri i njeriut. Për këtë nevojiten mikroskopë mjaft të mëdhenj.

Kur prof. Xhonson ishte lutur qe të komentoj mbi këto fjalë të Kur’anit, në kohën kur ai ishte shef i departamentit të anatomisë në institutin “Tomas Xheferson” në Filadelfij, kishte thënë:

“Është e mundur që Muhamedi kishte mikroskop dhe i ka shikuar këto gjëra…”

Ja rikujtuan se mikroskopi nuk ekzistonte para 1400 vjet. Atëherë prof. Xhonson qeshi me zë, dhe tha:

“Po, e di këtë! E kam parë mikroskopin e parë, mezi zmadhon 10 herë dhe veç kësaj edhe pamja është mjaft e turbullt”!

Pastaj tha: “këto fjalë DUHET TË JENË shpallje e Zotit”!

Pastaj ishte lutur të komentoj fjalët nga surja Haxhxh, ajeti 5:

“O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e FORMULUAR ose e PAFORMULUAR…”

Nëse gjatë kësaj faze do të bënit një hapësirë, dhe analizoni embrionin, do të vërenit se në këtë fazë disa organe janë të formuara, e disa të paformuara.

Pastaj prof. Marshell Xhonson tha: Nëse them vetëm “i formuar” atëherë përshkruaj vetëm ato pjesë që janë plotësisht të formuara, nëse them “i paformuar” atëherë përshkruaj ato pjesë që janë të paformuara, kështu që përshkrimi më i mirë i mundshëm është ai në Kur’an, “…FORMULUAR ose e PAFORMULUAR…”Sepse disa organe janë të formuara e disa jo.

Prof. Kith Mur thotë se sot në embriologji janë të njohura disa faza të zhvillimit të embrionit, por është mjaft vështirë të kuptohet e gjithë kjo, për shkak se ata janë të shënuara thjesht.

Fazat: faza1. faza2. faza3…

Kur’ani e bazon krahasimin e formave të embrionit në faza të ndryshme, që është shumë më superiore dhe më e kuptueshme nga ajo deri ku ka arritur embriologjia e sotme! Nëse ndonjë shkencëtar do të shpjegonte embriologjinë ashtu siç është në Kur’an, do ta kishte shumë më të lehtë për ta shpjeguar dhe kuptuar, për dallim nga ajo, se si e përshkruan shkenca moderne. Faza1. faza2. faza3…

Në suren Abese, ajetet 19-20, thuhet:

“Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti,pastaj atij ia lehtësoi rrugën.”

Njerëzit kryesisht çuditën se si foshnja mund të kaloj nëpër një hapësirë e cila mezi është sa tre-katër gishta?!

Foshnja është e plotë, ka duart dhe këmbët, pra si është e mundur? Kur’ani thotë se Allahu s.v.t.a ia lehtëson rrugën! Ne sot e dimë se e tëra fillon kur placenta të pushoj dhe të humb kontaktin, ndërsa tkurrjet e brendshme e shtyjnë foshnjën nëpër kanal.. Uji nga ujë-derdhësi i cili shpërthen e ndihmon foshnjën të rrëshqas nëpër kanal, derisa lëvizjet e ndryshme të foshnjës e stimulojnë lëvizjen e saj.

Për atë Kur’ani thotë se Allahu e bënë rrugën e lehtë, Kur’ani ju jep fakte, ju përshkruan fusha të ndryshme të embrionit –

Kush ka mundur ti përshkruaj të gjitha këto? Kur’ani ju parashtron pyetjen:

A NUK DO TË BESONI ?!

A nuk do të besoni në Kur’anin Fisnik?! Kur’ani thotë në suren Sexhde, ajeti 9:

“…Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.”!

I njëjti mesazh përsëritet në suren Insan, ajeti 2:

“…andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.”

Në kohën e sotme kemi ardhur deri tek njohuria se shqisa e parë e cila zhvillohet, është shqisa e dëgjimit. Kur’ani së pari e përmend DËGJIMIN e pastaj SHIKIMIN.

Deri në muajin e pestë të shtatzënisë shqisa e dëgjimit është e plotë, ndërsa sytë e foshnjës janë të plota vetëm në muajin e shtatë!

Paramendojeni !

Kur’ani na mëson për renditjen, së pari vjen dëgjimi e pastaj shikimi.

“E CILËN TË MIRË TË ZOTIT TUAJ PO E MOHONI???” A NUK DO TË BESONI ?! LA ILAHE ILLELLAH MUHAMMEDU RESULULLAH! NUK KA HYJNI PËRVEÇ ALLAHUT DHE MUHAMEDI ËSHTË I DËRGUARI I TIJ!!!

Dr. Zakir NAIK

Përktheu :Arsim SYLA