Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gjermani – Brazil, finalja e Olimpiadës

Prizren Post | 10:10 - 18.08.2016

Gjermani ka arritur të shënojë fitore përballë Nigerisë në gjysmëfinale të Olimpiadës.

Gjermanët kanë treguar edhe një herë se kanë një skuadër shumë të mirë duke fituar me rezultat të pastër 2-0.

Ishte Lukas Klostermann që kaloi në epërsi pancerët në minutën e 9-të.

Në pjesën e dytë gjermanët u munduan të dyfishojnë epërsinë por u desh të pritet minuta e 89-të kur Petersen shënoi për 2-0.

Gjermani do të gjejë në finale Brazilin që fitoi 6-0 përballe Hondurasit.


Arivisti Company