Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gjermania: Fethullah Gylen është “Godfather”

Prizren Post | 15:36 - 13.01.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Në revistën më prestigjioze politike të Gjermanisë “Der Spiegel”, gazetari i saj i cili është përcjellës i afërt i “Lëvizjes Gylen” Maximilian Popp, bëri analiza të thella lidhur me shtrirjen e Lëvizjes Gylen në Gjermani në shkrimin e tij me titull “Lëvizja Gylen: Der Pate(Godfather)”.

Gazetari gjerman Popp pas analizave rreth mosmarrëveshjeve ndërmjet Lëvizjes Gylen dhe qeverisë Erdogan për politikat e jashtme në lidhje me Iranin dhe çështjen e mësonjëtoreve private preku edhe temat aktuale të vlerësuara nga specialistët si “hakmarrje e xhematit”.

Lajmi i dhënë si “Lëvizja e fortë Godfather” vazhdon si në vijim:
Revista shkruan mbi dëshmitë e formimit të shtetit paralel brenda shtetit nga lëvizja e kontrolluar nga Fet`hullah Gylen i cili në vitin 1999 ka ikur nga Turqi në SHBA pas akuzave të ngjashme për islamizimin e shtetit laik.

Lëvizja që ka rrjete në mbi 140 shtete

Popp pretendon në shkrimin e tij rreth mosmarrëveshjeve me Erdoganin lidhur me politikat kurde dhe ato të jashtme të Lëvizjes e cila në mbi 140 shtete ka mediume, spitale, shkolla dhe banka.
Në artikull u potencua se ndjekësit e lëvizjes Gulen duke e konsideruar veten si “ushtarët e dritës” tentojnë ta marrin në dorë drejtësinë, arsimin, politikën dhe biznesin.

Përkrahja nga politikanët gjerman ndaj lëvizjes Gylen

Popp gjithashtu theksoi se edhe politikanët gjerman marrin pjesë brenda xhematit Gylen sikurse politikanja nga CDU-ja Rita Süssmuth dhe zëvendësi për politika të brendshme i Partisë së Gjelbër Omid Nouripour.

Gazetari gylenist në gazetën e social-demokratëve!

Popp gjithashtu potencoi se gazeta në linjë social-demokrate “Süddeutsche Zeitung” ka dhënë një lajm lidhur me Gylenin, në të cilin vë në pah punën e xhematit Gylen bazuar në tolerancë, shkruar nga gazetari i kësaj gazete, i shkolluar në shkollat e Lëvizjes Gylen, i cili gjithashtu ka një gazetar të punësuar në gazetën “Zaman” të Lëvizjes Gylen.

Duke i pasur parasysh infiltrimet e thella të “Lëvizjes Gylen” në institucionet shtetërore në të cilat është e shtrirë kjo lëvizje dhe duke pasur parasysh edhe problemet e brendshme që po i nxjerrë shtetit të vetë të origjinës, mbesim me shpresë që edhe shtetet tona në ballkan të mos vonohen në marrjen e hapave të duhur për prokurorimin e kësaj lëvizje. Dihet se të gjitha medresetë në Shqipëri i janë privatësuar kësaj lëvizje duke e humbur vlerën e tyre si institucione të mësimbesimit fetar dhe duke u shëndrruar në kolegje në të cilat libri i shenjtë Kur`ani është zëvendësuar me libra dhe literaturë laike në të cilat bëhet thirrje për një “ekumenizëm” ndërfetar, kjo në kundërshtim me normat islame të thirrjes dhe Kur`anit kur dihet se ajeti i fundit i zbritur është: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe” (El-Maide, 3)./Prizren Post/


3 Komente

Komentet -49 - 0 nga 3I pari« PrapaPara »I fundit
  1. Shuj mos rrej, medreset marrin vendet e para ne gjithe boten per derisa ne kosove nuk dijne me lexu mire… Marre per ty turp rrenacak i keq

    1. Po bre si jo ne organizimet e garave nga shkencat natyrore me rregullat masonike marin vendet e para ama ne ato islame jane zero.

    2. Bjer i istigfar shkencen po e bene rregull masonik, Ikra fjala e pare ne kur’an, lexo meso , e qa me bo si ju me u mshel neper xhamia e me fol per pantolla te shkurta e per mjeker, e me u marr me sharje e pergojime sikurse ju. Njerez kane dhene jeten per islam qe me u ngrit keto shkolla, ku msohet feja dhe shkonca.. Po boni shpifja dhe po merrni informata prej njerezve jo kompetent, si mund te gjykoni njerezit kur gjykimi i takon Allahut xh.xh, A eshte kafir a musliman a budist kete e din Allahu jo ju …Tekfircat njehere…

    3. Pershendetje po futem edhe une ne kete keshillim. Sabahudin mos po e luan edhe ti rolin e gjykatesve te Stambollit…
      Mjekerra eshte vaxhib, ndersa ata te levizjes heqin mjekrrat dhe leshojne mustaqet, njete sikur zjarrputistat.

    4. Mustaqet i ka edhe erdogani i juaj,edhe Ternava yne, sidoqoft eshte qeshtje tradite. Edhe a e pasket bo mjekren vaxhib tani???? eeee more te mjere…. pikerishte kete e thash me heret edhe ju po ma argumentoni me kete..

    5. Erdogani nuk eshte i yni, eshte i turqise, ndersa per Gylenin si pushtues i brendshem qe eshte me tradhetaret e tij nga radhet tona duhen larguar. Thene me mire Allahu i udhezofte.

    6. Gyleni me Erdoganin ishin bashke prej 2001, pse nuk e shpalli tradhetar qe 11 vite po tani ???? Pasi jane kap me pel per dore tani e shpallen tradhetare, turp per ta…. Kane bere tregti me Iranin me miliarda lira qe irani me ato ka blere ari ne turki , e me ato po i vrajne muslimanet ne siri…. Po jeni verbu me deklarata emocionale qe po i bene ne media, Ai ka bere pune te mire, po ne fund e mori pusi, iu duk vetja mehdi…. Flisni me argumente jo me emocione e me deshira…. Tani e perkrah rigjykimin e grupit ergenekon te masonave dhe jahudive qe po keta prokuror qe tani po i akuzoni i futen ne burg duke ia hapur rrugen erdoganit per qeverisje… po me kend te flas me juve qe mjekren e bete vaxhib e shkurtimin e pantallonave farz…. Analfabeta

    7. O injorant mjekrra eshte vaxhib. Po pak dite me par ky injoranti tjeter qe po e mbron doli e tha qe po te kisha mundesi do I liroja gjeneralet e ergenekoni/masonet. Mendo pak se per me shume nuk paske afinitet.

    8. Blerim
      1. mjekra nuk eshte vaxhib- ta paskan shperla trurin tekfircat ty. (Gjeje Ku po shkrun qe eshte vaxhib)
      2. ergonekonin don ta liroj Erdogani…. mduket nuk qenke i prizrenit e spo mershe vesh turqisht…

    9. A nuk ishte ai qe tha se po te kish me qene ne doren time do ti kisha liru te gjithe gjeneralet.

      Nga Ibn ‘Umeri, i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ndryshoni/dallohuni nga Mushrikët, lëshojini mjekrrat dhe shkurtojini mustaqet.” Dhe në një transmetim tjetër: “Shkurtojini hollë mustaqet dhe lëshojini mjekrrat.”

      Shpjegimi:

      Në këtë hadith ka një urdhër për të rritur dhe për të lëshuar mjekrrën, dhe urdhëri i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka për qëllim obligimin dhe urdhërimin, sikurse kanë përshkruajtur dijetarët e usulit dhe fik’hut. Siç është përmendur në el-Menar me’a Sherhin-Nurul-Enuar (fq. 230), et-Teudijh me’a Sherhit-Telhuijh (1/132), Usulus-Sarkhasij (fq. 185), Usulul-Bezdeuij (fq. 21), Sherhul-Menar li Ibni Malik me’a Heuash lir-Rahauij ue Azmi Zadeh uebnul-Hetbij (fq. 120),el-Husamij (fq. 40). El-Alame Ibn Haxhim Xhemalud-Din thotë në Mukhtesar Usul: “Shumica e dijetarëve kanë thënë se urdhëri në fakt përbën obligim tek shumica e dijetarëve.” Dhe në shpjegimin e tij të shkruajtur nga Emir Bedshah, thuhet: “El-Alame Ibn Haxhib Bejdauij thotë se ajo është e saktë. Imam Razi thotë se ajo është e vërteta dhe Amafij me Imamul-Haramejn të medh’hebit Shafi’i thonë: “Është thënë se kjo ishte diktuar nga Esh’ariu tek shokët e tij.”

      Kështu që, lëshimi i mjekrrës është obligim. Kurse rruajtja dhe prerja e saj është braktisje e një obligimi. Dhe ai që braktis një obligim konsiderohet fasik (gjynahqar i hapur). Mandej për atë që kundërshton urdhërin e të Dërguarit të Allahut ka një paralajmërim shumë të rëndë:

      فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (٦٣)

      “Le të ruhen ata që kundërshtojnë urdhërin e tij se mos u afrohet ndonjë sprovë ose se mos i godet një dënim i dhembshëm.” [en-Nur, 63]

      Gjithashtu, është vërtetuar nga ky hadith se prerja e mjekrrës është nga veprat e mushrikëve e jo të Muslimanëve. Dhe kushdo që i imiton ata, ai konsiderohet si një prej tyre, sikurse është përmendur në hadithin e mëparshëm. Kështu që, personi i cili rruan mjekrrën është mushrik me pamjen dhe imazhin e tij.

  2. Sabahudin, lexo se leximi te ben mire…

  3. I erdhi fundi ketij matrapazi qe paska leshuar piptha ne njerez si ky Sabahudini, qe me te vertete e paska emrin e bukur, po nuk po I dilka hakut. Eh cka t’i besh, injorancen e shuan dituria… Kapu pas kuranit dhe sunetit e jo pas cevsen kebirave.

    1. Matrapaz po i thu njerit….????? Mbushe gojen me gibet, e me kete goj plot mthot mu kapu mas kuranit e haditheve …. ooo Zot cfar injorance… ikkkk ben teube per gibet e shpifje se ke me dhon llogari…

    2. Shiko

    3. Keto jane takime qe i ka be edhe Pejgamberi a.s nuk ka gje…. po hajde merre vesh edhe ti more i lodhun

Komentet -49 - 0 nga 3I pari« PrapaPara »I fundit

Bëni një koment