Gjermania hedh në treg monedhën 5 euro


E enjte, 14 Prill 2016

Vjen monedha “5 euro”. Ishte ministri i financave të Bavarisë, Markus Soeder, që e ka prezantuar atë në qendër të Mynihut.

E konsideruara “monedha me tre metale” ka një unazë transparente në qendër dhe yje blu për ti dhënë kësaj monedhe emrin “Blue Planet Earth” (Planeti toka blu) si dhe një mbrojtje më të mirë nga dëmtimet.

Edhe vende të tjera e kanë hedhur më parë monedhën “5 euro”.

Monedha gjermane mban të stampuar një shqiponjë simbol i këtij vendi.

Etiketa: ,