Gjermania ka nisur një hetim kundër kreut të Facebook-ut
Prizren Post | 11:55 - 05.11.2016

Berlin – Prokuroria Shtetërore e Gjermanisë ka nisur një hetim kundër njërit nga themeluesit dhe drejtuesit e rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg i cili akuzohet se “me vetëdije ka ndihmuar në agjitacionin e opinionit”, raporton Anadolu Agency.
Zuckernerg akuzohet se me vetëdije ka ndihmuar në nxitjen publike të dhunës dhe urrejtjes duke injoruar realitetin se përdoruesit e rrjetit Facebook publikojnë thirrjet për vrasje, kërcënojnë me dhunë, mohojnë gjenocidin mbi hebrenjtë si dhe mesazhe të tjera që janë në kundërshtim me normat dhe liritë ndërkombëtare.