E enjte, 14 Gusht 2014
Gjermania u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen nga Guineja, Liberia, dhe Sierra Leone, pasi numri i të vdekurve nga virusi Ebola vazhdon të rritet në Afrikën Perëndimore.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Schafer u tha gazetarëve më të mërkurën se Gjermania ka bërë këto thirrje pas takimeve të zhvilluara lidhur me përhapjen e virusit vdekjeprurës Ebola në Afrikën Perëndimore.
Schaefer, megjithatë deklaroi se “personeli mjekësor që është i nevojshëm në terren” është “i përjashtuar” nga thirrjet.Ai shtoi se Gjermania është duke i mbajtur të hapura ambasadat dhe konsullata e saj në vendet ku është shfaqur ky virus.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka autorizuar përdorimin e një ilaçi eksperimental për të luftuar virusin vdekjeprurës të Ebolas që deri më tash ka vrarë mbi 1000 persona.