Gjermania ul moshën e pensionit


E shtunë, 16 Gusht 2014

Sommerpressekonferenz Bundeskanzlerin MerkelGjermani vendos të ulë moshën e daljes në pension në 63- vjeç.Në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere Della Sera, Kurt Lauk, Presidenti i Këshillit Ekonomik të CDU dhe Këshilltar i Kancelares gjermane Angela Merkel, shprehet se koalicioni i madh qeverisës ka vendosur të reagojë, duke shtuar ndjeshëm shpenzimet për politikat sociale, duke rritur pagat dhe duke ulur moshën e daljes në pension.

Vendimi vjen pasi vetëm brenda një muaji, 85 mijë gjermanë kërkuan reformën e pensioneve që do të lejonte daljen në pension në moshën 63- vjeç dhe jo në 65- vjeç e tre muaj siç ishte.

Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, deri në gjysmën e parë të vitit 2015, nga kjo reformë do të kenë përfituar 240 mijë persona.

Ndërkohë që shumë kompani në vend, po u ofrojnë një rritje page deri në 15 përqind ekspertëve të tyre që e kanë mbushur moshën 63- vjeç, në mënyrë që të mos humbasin specialistët.