Gjimshiti flet për shortin në Ligën e Kombeve: Vështirë, por do të na dhurojë emocione


E hënë, 20 Dhjetor 2021

Kombëtarja shqiptare është njohur tashmë prej disa ditësh me rivalet që do të ketë përballë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve (Nations League), me ndeshjet që nisin në fillim të muajit qershor.

Shqipëria u shortua në Grupi 2 të Ligës B të këtij kompeticioni së bashku me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Në lidhje me shortin ka folur edhe Berat Gjimshiti, një nga shtyllat e mbrojtjes kuqezi dhe ekipit Kombëtar. Në prononcimin e tij për Fshf.org, mbrojtësi shprehet se rivalët që do të ketë përballë Shqipëria janë të fortë dhe është i bindur se ekipi do të dhurojë ndeshje të bukura ndaj kundërshtarëve të këtij niveli.

Gjithashtu, Gjimshiti thekson se objektivat duhen përcaktuar me kalimin e kohës, teksa shton se Kombëtarja shqiptare do të luftojë për çdo pikë në fushë dhe do t’u tregojë të gjithëve se është në rritje të vazhdueshme.

“Për mendimin tim, shorti i Nations League më duket i vështirë për Shqipërinë, por në të njëjtën kohë do të na dhurojë emocione mjaft të bukura sa i përket sfidave, që do të kemi, duke u përballur me këto skuadra që janë shumë të forta”, – thotë Berat Gjimshiti për Fshf.org, duke shtuar.