Gjobë 3 miliardë euro për “Google”


E enjte, 19 Maj 2016

google

Bruksel – BE-ja e akuzon kompaninë “Google” se ka promovuar shërbimet e saj tregtare të kërkimit në internet të “kurriz” të shërbimeve rivale.


Kompania “Google” po përballet me një gjobë rekord “pabesie” prej rreth 3 miliardë eurosh. Gjoba është vënë nga Komisioni Evropian dhe pritet të miratohet javën e ardhshme.

Ky rasti është zvarritur që prej vitit 2010, ndërsa diskutimet për kompromis kanë dështuar në 6 vitet e fundit.

Ky komision mund të gjobisë firma deri në 10 % të shitjeve të tyre vjetore, e cila në rastin e “Google”-it do të jetë sanksioni maksimal i mundshëm me më shumë se 6 miliardë euro.

Gjoba më e madhe “e pabesisë” deri më sot ka qenë ajo prej 1.1 miliard euro kundër “Intel” në vitin 2009.