”Gjuha shqipe” temë e liderëve në takimin e thirrur nga Sela


E shtunë, 18 Shkurt 2017

Shkup – Kryetari i LR-PDSH-së dhe anëtari i koalicionit parazgjedhor, Ziadin Sela ka thirrë takim të të gjithë liderëve që kanë nënshkruar deklaratën për më shumë të drejta për qytetarët shqiptarë në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave, Sela në takimin e koalicionit ‘Aleanca për Shqiptarët’ dhe në kryesinë qendrore të partisë së tij, ka thënë se këtë takim e ka thirr për të tentuar për të bërë një zgjidhje më të mirë për gjuhën shqipe në Maqedoni.

Takimi do të mbahet gjatë ditës së shtunë (18.2). Vendi dhe koha do të bëhen të ditura gjatë ditës.

Etiketa: , , ,