Gjykata franceze e hodhi poshtë ndalesën për “burkini”


E premte, 26 Gusht 2016

burkini

Gjykata e Lartë Administrative e Francës ka hedhur plotësisht poshtë vendimin për ndalesën e veshjes së burkinit, që ishte futur në zbatim në qytetin Villeneuve-Loubet bënë të ditur mediumi anglez BBC.

Thuhet se kjo ndalesë dhe haptazi ilegale seriozisht i shkelë të drejtat themelore të lirisë dhe të besimit individual, transmeton Prizren Post.

Ky vendim mund të jetë precedent për rreth 30 qytete të tjera që e kanë futur në zbatim ndalesën e burkinit në plazhet franceze.

Gjykata më pas do të marrë vendimin final dhe legjitim në për këtë ndalesë.

Një avokat jashtë gjykate ka bërë të ditur se njerëzit që kanë marrë gjobë për këtë ndalesë mund t`i marrin paratë e tyre prap.

Një grup aktivistësh i të drejtave të njeriut dhe një organizatë anti-Islamofobisë kanë sjellur çështjen e ndalesës së Villeneuve-Loubet në gjykatë.

Burkini ka ndezur debat të shumëpërfolur jo vetëm në Francë por në gjithë globin.

Ndalimi ishte bërë kinse për të mbrojtur rregullin publik dhe sekularizmin./Prizren Post/