E enjte, 6 Korrik 2017
Prishtinë – Sipas një njoftimi për media, Gjykata Supreme tregon se ankesa e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP), është pranuar si e bazuar.
Edhe ankesa e kandidatit për deputet Vehbi Imeri nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është pranuar si e bazuar.
Ndërkaq, Gjykata Supreme tregon edhe se cila kërkesa janë refuzuar. “Është refuzuar si e pathemeltë ankesa e kandidates së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Myzejene Selmani. Është refuzuar si e pabazuar ankesa e Slavko Simic nga Lista Serbe dhe është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatëve për deputetë, Fadil Aliu, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi dhe Besnik Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.
Etiketa: Gjykata Supreme, Kosovë