Gjykatat në Kosovë kanë bllokuar 300 milionë euro


E premte, 22 Maj 2015

Gjykatat në vend, prej vitesh qarkullojnë në duar, pa i kryer, rreth 10 mijë padi, për personat që kanë marrë kredi dhe nuk i kanë kthyer. Vlera e këtyre kredive të marra është rreth 300 milionë euro.

gjykatat

Deklarata bombë është dhënë nga Zv. Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Drejtori i Procredit Bank, Ilir Aliu, gjatë një trajnimi që organizoi Ojq Stras, që udhëhiqet nga Ibrahim Rexhepi. Sipas Aliut, nga shuma prej 300 milionë euro, 40 deri në 50 milionë euro janë fitime të cilat do t’i merrnin vet bankat.

” Eshtë fitimi disajvecarë i një banke. Është një shumë goxha e madhe dhe e cila detyron bankat që të rrisin kapitalin dhe normalisht t’i rudhin kreditë komerciale”, tha drejtori Aliu, duke shtuar se megjithatë performansa e inkasimit të kredive të kqija ka filluar të përmisohet, pasi në treg janë instaluar përmbaruesit privat.
Tregu i kredive në Kosovë, apo kreditë e kqija, janë në nivelin më të ulët në regjion, më pak se 9 përqind.

Gurvenatori i Bankës Qëndrore të Kosovë, Bedri Hamza, tha se përderisa në shtetet e regjionit mesatarja e kredive të kqija sillet në rreth 17 përqind, në Kosovë ajo është vetëm 8.9 përqind.Ai ka konfirmuar shifren e 10 mije padive, ndersa ka probleme me blerjen e hipotekave per shkak te mentalitetit dhe traditave.

`Më rëndësi në tregun kosovarë është fakti se të gjitha bankat janë profitabile. Nuk do të dëshironim të kishim banka që operojnë më humbje. Banka Qendrore ka arritur të krijojë regjistrin e kredive përmes të cilit regjistrohet historia e klientetit. BQK ka bërë penalizime, por nuk është ky qëllimi kryesore, megjithse kur shkelen ligjet e aplikueshme, ne intervenojmë. Duam që të sigurohet një konkurrencë fer”, tha gurvenatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza.
Sipas tij, Bankat nuk mund të japin kredi të mdhaja, sepse bazohen në parimet e Bazelit, të cilat kufizojnë shumën e kredive që mund të japin bankat në secilin shtet, në raport me kapitalin e tyre. Ai theksoi se bankat komerciale janë të detyruara që për cdo euro humbje, të sigurojnë 1 euro e 16 cent.
Edhe Drejtori i Bankës Botërore Jan Peter Olters, duke folur për mungesën e dëshirës apo rënjen e kredimit, tha se bankat shpeshehrë janë të detyruara të bëjnë `luftë`, për të marrë koletaralin e tyre.

Kjo sipas tij, është njëra prej arsyeve që ka rënë kredimi apo bankat në Kosovë kanë rreth 650 milionë euro të lira apo 25 përqind të totalit të depozitave.
Depozitat në bankat komerciale për momentin janë rreth 2.6 miliardë euro, ndërsa niveli i kredive shkon në më shumë se 1.9 miliardë euro.
Këto shifra, të cilat u paraqitën në ditën e parë të trajnimit të organizuar nga Ojq `Stras`, me të gjithë gazetarët e ekonomisë të redaksive në Kosovë, u tha se janë shumë inkurajues dhe pritet të japin efekt pozitiv edhe në zhvillimin e ekonomisë.

Në trajnim, përvec Shefit të Bankës, Botërore në Kosovë z. Olters, Gurvenatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, zv drejtorit të Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe drejtorit të Procredit Bank, Ilir Aliu, ka ligjëruar edhe Drejtori i GAP, Agron Demi, Drejtori i Departemantit të Statistikave në BQK, Bedri Zymberi, drejtori i Stras, Ibrahim Rexhepi etj etj. Trajnimi i quajtur ‘ Të bëjmë lajme nga numrat’ ka për qëllim që të mësojë sa më shumë gazetarët e ekonomisë me të dhënat e bankave, statistikat rreth tyre etj.
Trajnimi pritet të zgjasë edhe gjatë ditës së nesërmes, ndërsa do të ligjerojnë përfaqësuesi i Fondit Monetarë Ndërkombëtarë etj etj.