Grenada njeh Kosovën


E mërkurë, 25 Shtator 2013

Shteti i Kosovës është njohur edhe nga një shtet. I fundit në listë është ishulli i Grenadës.

Këtë e ka konfirmuar vetë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Kryeqyteti i Grenadës është St. George’s. Hapësira territoriale e këtij ishulli është 344 km2, ndërsa jetojnë 109 mijë banorë.

Grenada është shteti i 102-të që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pas Egjiptit, njohja nga i cili vend arriti më 17 qershor, 2013.

Etiketa: ,