Gruevski nuk e dëgjon Nulandin, partitë shqiptare në siklet?!


E diel, 13 Shtator 2015

lideret1-620x330

Shkup – Kriza politike në Maqedoni po thellohet edhe më tepër, sepse partia maqedonase VMRO-DPMNE assesi nuk lëshon pe për një kompromis rreth prokurorit special, i cili do të hapte rrugën për të zbatuar në praktikë Marrëveshjen e 2 qershorit, raporton Zhurnal.

Kryeministri Nikolla Gruevski është decid- asnjëherë nuk do të pranoj që të hetohen dhe gjykohen “bombat” e Zaevit, ndërkohë LSDM-ja kërkon prokurori special të ketë autonomi të plot me ekipin e tij dhe depolitizimin e institucioneve shtetërore të cilën e ka bërë partia në pushtet VMRO-DPMNE-ja gjatë nëntë viteve të fundit.

Analistët politik janë të mendimit se krizën politike mund të zgjidh vetëm diplomacia e fuqishme amerikane, duke vepruar pa fjalor diplomatik. Kështu vlerëson për Zhurnal analuisti politik Ismet Ramadani.

“Nuk ka kohë që në përditshmëri Evrokomesari Han të merret me bisedimet e Gruevskit dhe Zaevit. E dyta, bëhet fjalë për mosmarrëveshje të cilat kanë dimension të madh të kriminalitetit, pushteti i kriminalizuar në këtë rast Gruevski në asnjë moment nuk mund të jetë racional në bisedime sepse ai mendon për veten çka do të ndodh me të. Ai nisi me dorëhejqet e ministrave, ai është i gatshëm çdo gjë të bëjë që të mos bëjë marrëveshje. Partitë shqiptare kishin rast në fillim të bëjnë diçka më shumë dhe po i rrijnë afër dhe gjithë atë të keqe po e ndajnë me Gruevskin. Atë ditë që BDI dhe PDSH nuk do ti japin mbështetje, Gruevski do të humb pushtetin. Në atë rast të gjitha rrugët hapen që procesi të shkojë përpara. Mirëpo, kjo nuk po ndodh”, deklaroi për Zhurnal, analisti politik Ismet Ramadani.

Ai ka shtuar se diplomacia evropiane është e pafuqishme ndaj liderëve maqedonas e sidomos ndaj kryeministrit Gruevski. Ramadani shprehet se Gruevski është në gjendje të sakrifikojë gjithçka për të shpëtuar vetveten.

“Në një vend ku të gjitha ato bomba e nxorën mënyrën e qeverisjes së Gruevskit aq shumë përkrahës të ketë ai në Maqedoni që dikush të friksohet se ai mund ta destabilizojë Maqedoninë, faktori ndërkombëtar është shumë pak i angazhuar sidomos SHBA-të. Këtu duhet të angazhohen përfaqësuesi të BE-së dhe SHBA-së që do të angazhohen për krizën në Maqedoni, që kanë përvojë me kriza të këtilla dhe ta përcjellin punën në mënyrë dinamike duke i përdorur të gjitha format e presionit. Duhet t’iu tregojnë se çka i pret ata personalisht nëse nuk i respektojnë sugjerimet nga Brukseli dhe Uashingtoni.. Duhet në nivel më të lartë të kyçet SHBA-ja. E din ata se si flasin me njerëz të cilët nuk e kuptojnë gjuhën diplomatike”, theksoi mes tjerash Ramadani.

Nga ana tjetër ish diplomati, Alajdin Demiri mendon se kriza politike po arrin kulminacionin për shkak se shpresat në opinion për ndryshime ishin të mëdha, ndërsa në realitet ndodhi e kundërta ku Gruevski vazhdon të diktojë tempon e bisedimeve dhe obstruksioneve të njëpasnjëhsme të cilët i garantojnë qeverisje stabile.

“Jo vetëm deklaratat e Evrokomesarit Han por edhe shumë deklarata të tilla si dhe sugjerimet e bashkësisë ndërkomëbtare per prokurorin e ri special, tashmë haptazi nuk pijnë ujë tek politika apo politikanët e Maqedonisë. Ashtu është rasti me Gruevskin I vetmi që mundohet të bëjë diçka në këtë drejtim është Zaevi mirëpo ai nuk ka kapacitet dhe nuk ka mundësi vetë të luftojë ndaj gjithë këtij sistemi të instaluar. E ardhmja e demokratizimit të vendit kësaj do të varet nga ajo se si do të pozicionohet opozita në drejtim të eliminimit të këtij sistemi”, deklaroi për Zhurnal, ish diplomati Alajdin Demiri./Zhurnal/